Bota

12 raste te reja me COVID-19 në Kosovë, shkon në 106 numri i të prekurve

30 Mars 2020, 19:08 Nga DOSJA
12 raste te reja me COVID-19 në Kosovë, shkon në 106 numri i

TIRANË- Të prekurit me COVID-19 në Kosovës është rritur sërish mbrëmjen e sotme. Sipas një njoftimi nga Laboratori i Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK janë bërë 69 testime dhe 12 kanë rezultuar pozitiv. IKSHPK bën thirrje që të qëndrohet në shtëpi dhe të mbahet situata sociale. “Na ndihmoni pak që të ju ndihmojmë shumë’’, thuhet në komunikatë.

NJOFTIMI I PLOTË

Sot me 30.03.2020 në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar (69) mostra të marra nga rastet në terren dhe nga rastet e hospitalizuara në Klinikën Infektive. Nga mostrat e marra për testim në virusin SARS-CoV-2, (12) prej tyre kanë rezultuar pozitive. Rastet pozitive janë raste kontakti, 5 prej të cilëve janë me vendbanim në Malishevë. 3 me vendbanim në Fushë Kosovë, 2 me vendbanim në Prishtinë, 1 me vendbanim në Mitrovicë dhe 1 në Kamenicë.

Nga data 08.02.2020 deri me 30.03.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.151 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre, pozitive rezultojnë gjithsej (106) raste me një (1) rast të vdekjes i një të moshuari 82 vjeç. Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke iu obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome. Deri më sot janë kontaktuar dhe janë nën mbikëqyrje 2.242 kontakte të rasteve.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni koronavirusi ne kosove masat kunder covid 19 koronavirusi ne kosove masat kunder covid 19

Sondazh

Poll