Bota

‘Një shpërthim do të ulë me 5% të PBB-së globale’/ The Guardian: Ekonomistët e parashikuan që prej vitit 2006 atë q

30 Mars 2020, 17:00 Nga DOSJA
‘Një shpërthim do të ulë me 5% të PBB-së

SHBA– Para dhjetorit të 2019 bota po vijonte jetën normalisht dhe askush nuk kishte dëgjuar për koronavirusin. Sot, 3 muaj më vonë po ndryshon totalisht mënyrën se si janë detyruar të jetojnë miliona njerëz.

Sipas Torsten Bell, shef ekzekutiv i “Resolution Foundation” krijuesit e politikave janë duke luajtur një rol të rëndësishëm sesi t’i përgjigjen krizës ekonomike.

Por, bazuar në raportet që ai ka siguruar, ekspertët e kishin paralajmëruar atë që po ndodh tani në botë, para shumë vitesh.

Në një  dokument të Bankës Botërore mbi gripin e shpendëve ishte parashikuar një shpërthim i rëndë që do të çojë në një rënie me gati 5% të PBB-së globale, dhe dyfish në Evropë.

Ky dokument i shkruar prej vitit 2006, duket shumë më afër të vërtetës ku po shkojmë sot, ndryshe nga të gjitha parashikimet që janë bërë në vitin 2020.

Një letër zyrtare për Kongresin në SHBA, nga ajo periudhë  shqyrton ndikimin ekonomik të pandemisë, nga një përsëritje e gripit spanjoll të 1918-1920 deri në gripin më pak vdekjeprurës të Hong Kongut, në vitet 1960. Parashikim mjaft i vërtetë dhe i frikshëm njëkohësisht.

Në radhë të parë vëren se virusi “modern” do të përhapet më shpejt dhe do të tejkalojë kufijtë kombëtarë. Dhe kjo ka ndodhur tashmë.

Në efektet ekonomike afatshkurtra, tregohet për një rritje të kërkesës së pajisjeve spitalore, presione të kapaciteteve për stafin mjekesor, një rënie të fluturimeve ajrore dhe një periudhë karantinimi për njerëzit, duke ulur kështu shitjet me pakicë. Deri më tani, këtë e kemi parë wë ka ndodhur në mbi 200 vende që janë prekur nga Covid-19.

Sa i përket parashikimit afatgjatë, Bell, bazuar në hulumtime dhe raportet e lartpërmenduara, lajmi i mirë është se rritja ndodh shumë shpejt pas pandemisë.

Përfundimi?

Shkollat mund të jenë të mbyllura, por mësimet duhet të vazhdojnë.

Në rang global deri më tani kanë humbur jetën 36,206 persona, ndërkohë të prekur janë 752.288 të tjetë. Europa tashmë është shumë e prekur nga COVID-19. Në Itali kanë humbur jetën deri më tani 11,591 persona. Po kështu, COVID-19 po bën “kërdinë” edhe në Spanjë, ku janë shënuar 7340 viktima. Edhe Greqia është prekur nga COVID-19, ku aty kanë humbur jetën 39 persona. Ndërsa në Shqipëri deri më tani janë 223 persona të infektuar dhe janë shënuar 11 viktima. COVID-19 është përhapur në Kosovës, ku janë prekur 94 persona dhe është shënuar edhe viktima e parë.

Burimi: Theguardian 

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne bote parashikimi i ekonomisteve the guardian koronavirusi ne bote parashikimi i ekonomisteve the guardian

Sondazh

Poll