Bota

Ka nisur puna me ritme të shpejta/ Universiteti i Oxfordit kërkon 500 vullnetarë për të testuar vaksinën kundër koronavir

30 Mars 2020, 19:00 Nga DOSJA
Ka nisur puna me ritme të shpejta/ Universiteti i Oxfordit kërkon 500

BRITANI– Universiteti i Oxfordit në Britani, i cili po punon për zhvillimin e një vaksine kundër sëmundjes së koronavirusit ka bërë thirrje për vullnetarë që të testohen me vaksinën e re për të provuar nëse jep efekt ose jo. Ata kanë kërkuar persona të grupmoshës 18 deri në 55-vjeçare.

“Ne po punojmë shumë për të zhvilluar vaksinën kundër COVID-19. Sot jemi duke rekrutuar individë për të marrë pjesë në testet klinike. Ky është një hap i rëndësishëm. Ne kemi nevojë për vullnetarë të shëndetshëm nga mosha 18 deri 55 vjeç, për të ndihmuar në testimin e mundshëm të efektivitetit të saj,”– thuhet në deklaratën e bërë nga ekipi i Oxfordit.

Profesori Adrian Hill, Drejtori i Institutit Jenner në Universitetin e Oksfordit, është shprehur i bindur në zbulimet e deritanishme duke përmendur edhe rasstin e Ebolës në Afrikë në 2014.

“Ekipi i Oksfordit ka përvojë të jashtëzakonshme ndaj vaksinave, pasi kemi prodhuar edhe atë të Ebolës, e cila u përhap në Afrikën Perëndimore në 2014. Kjo është një sfidë edhe më e madhe,” -tha ai.

Ndërkohë autoritetet shëndetësore thanë kanë njoftuar se numri i personave që kanë ndërruar jetë në Britaninë e Madhe ka shkuar në 1.235.

Burimi:DailyMail

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota adrian hill koronavirusi ne britani adrian hill koronavirusi ne britani

Sondazh

Poll