Bota

Tjetër vend i vjen në ndihmë Italisë, Polonia nis me helikopter ushtarak 15 mjekë

30 Mars 2020, 17:19 Nga DOSJA
Tjetër vend i vjen në ndihmë Italisë, Polonia nis me

ITALI– Pas Shqipërisë e Kinës, me Italinë janë solidarizuar edhe vende të tjera të Europës. Ditën e sotme, Polonia ka bërë me dije se po dërgon një ekip prej 15 mjekësh në Itali, për të ndihmuar në luftën kundër koronavirusit në spitalet e Brescias.

Mjekët janë nisur me një helikopter ushtarak dhe do të mbërrijnë sot në aeroportin e Bergamos, ndërsa lajmi është përshëndetuar edhe Ambasada polake në Romë.

“Polonia mbetet në anën e Italisë edhe në këtë betejë, siç ka qenë gjithmonë në histori. Duke dërguar mjekët e saj, Polonia dëshiron t’i japë mbështetje konkrete personelit shëndetësor italian, të cilët janë  rraskapitur nga fluksi i punës. Fryma e sakrificës së madhe me të cilën mjekët italianë po përballen meriton respektin më të madh duke u bërë një shembull për të gjithë Evropën. Ne duhet të rrinë së bashku,”-thuhet ndër të tjera në njoftimin e Ambasadës.

Të shtunën, Shqipëria dërgoi në Itali një ekip mjekësor prej 30 mjekësh, infermierësh dhe anestezistësh, veprim ky që u prit shumë mirë nga italianët, të cilët janë një nga vendet më të prekura në botë nga koronavirusi. 

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni koronavirusi ne itali mjeket shqiptare ne itali koronavirusi ne itali mjeket shqiptare ne itali

Sondazh

Poll