Bota

“Eksperimenti i epokës së gurit!” Gjaku i pacientëve të shëruar mund të zhduk koronavirusin tek të infektuarit e tjer

30 Mars 2020, 16:08 Nga DOSJA
“Eksperimenti i epokës së gurit!” Gjaku i pacientëve

ANGLI– Britania e Madhe po ndjek shembullin e SHBA, me eksperimentin që do të bëhet në përpjekje për të kuruar personat e infektuar nga koronavirusi.

Ky eksperiment do të zhvillohet me përdorimin e plazmës së gjakut të marrë nga njerëzit e shëruar plotësisht nga covid-19 për të trajtuar njerëzit e infektuar.

Kjo lloj mënyrë është një ilaç i epokës së gurit, i përdorur gjatë epidemisë spanjolle të gripit të vitit 1918, por sot mes këtij kaosi që ka krijuar COVID-19  shumë ekspertë thonë se kjo mund të jetë jashtëzakonisht e dobishme.  Pas këtij lajmi shumë persona që janë shëruar nga koronavirusi janë ofruar vullnetarisht për të dhuruar gjakun e tyre, i cili mund të shërojë jetë të tjera njerëzish.

Mësohet se provat e para në spitalet britanike do të nisin gjatë ditëve të ardhshme pasi autoritetet mbikëqyrëse të kenë dhënë miratimin. Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave e kanë pranuar, duke autorizuar një eksperiment që urgjenca e pa të domosdoshëm edhe pa miratimin përfundimtar.

Ky hulumtim i Mount Sinai bazohet në përvojën që zhvilloi Wuhani dhe të dhënat e vëna në dispozicion nga mjekët kinezë, nga të cilët duket se shumica e pacientëve të rikuperuar nga Covid-19 kishin një përqendrim të fortë të antitrupave, të cilat mund të transmetohen te pacientët e sëmurë.

“Është shkencërisht e vështirë të dihet sesa e efektshme është kjo procedurë derisa ta provojmë.”- u shpreh Dr. David Reich, president i Spitalit Mount Sinai.

Në rang global deri më tani kanë humbur jetën mbi 33 mijë persona, ndërkohë të prekur janë më shumë se 720 mijë të tjetë. Europa tashmë është më e prekura nga COVID-19. Në Itali kanë humbur jetën deri më tani 10,777 persona. Po kështu, COVID-19 po bën “kërdinë” edhe në Spanjë, ku janë shënuar 6,803 viktima. Në këtë shtet, në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 821 persona. Edhe Greqia është prekur nga COVID-19, ku aty kanë humbur jetën 39 persona. Në Shqipëri deri më tani janë 223 persona të infektuar dhe janë shënuar 11 viktima.

Burimi:  Lastampa

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota britania e madhe koronavirusi ne britani britania e madhe koronavirusi ne britani

Sondazh

Poll