Bota

Kryeministri izraelit, Netanyahu do të izolohet sëbashku me këshilltarët e tij, takoi një person të infektuar nga Covid-19

30 Mars 2020, 15:13 Nga DOSJA
Kryeministri izraelit, Netanyahu do të izolohet sëbashku me

IZRAEL– Ditën e sotme kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu do të hyjë në karantinë sëbashku me stafin e tij, këshilltarët më të ngushtë.

Lajmi është bërë me dije nga zyra e kryeministrit Netanyahu, vendim i cili është marrë pasi një person shumë i ngushtë në Qeveri ka rezultuar i infektuar nga koronavirusi.

Ka shumë gjasa që edhe këshilltarët e tij të kenë takuar personin me koronavirus, prandaj edhe izolimi i tyre është i nevojshëm për të mos përhapur më shumë virusin.

Sipas deklaratës që bëri Zyra e kryeministrit, u tha se kjo masë është marrë para përfundimit të hetimit epidemiologjik.

Nga ana tjetër në kuadër të masavae dhe urdhërit të Ministrisë së Shëndetësisë, mijëra qytetarë izraelitë janë të izoluar në shtëpitë e tyre për shkak të ekspozimit të mundshëm ndaj virusit, ku i gjithë vendi është në një izolim total.

Burimi: Nypost 

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota benjamin netanyahu koronavirusi ne izrael benjamin netanyahu koronavirusi ne izrael

Sondazh

Poll