Bota

“Jemi në rrugën e duhur!” Lombardia epiqedra e shpërthimit të Covid-19, Fontana: Nuk ka rritje të rasteve të reja, por

30 Mars 2020, 14:31 Nga DOSJA
“Jemi në rrugën e duhur!” Lombardia epiqedra e

ITALI– Lombardia është një prej rajoneve më të goditura  në Itali nga koronavirusi, por ditën e sotme Presidenti i këtij rajoni Attilio Fontana, është  shprehur se të dhënat janë të mira.

Ai ka thënë se akoma nuk ka të dhënat e kësaj situate, por sipas tij faket tregojnë se vendi është në rrugën e duhur, pasi ai shton se pavarësisht që nuk ka pasur rënie,  e rëndësishme është që nuk ka rritje të shifrave.

“Po vazhdojmë në rrugën e duhur. Nuk i kam të dhënat akoma, por treguesit që vijnë janë se jemi në rrugën e duhur. Nuk është se kemi nisur rënien, por nuk kemi më rritje.”- tha ai.

Ndër të tjera Fontana është shprehur se pavarësisht situatës nuk do të ketë lehtësim në masat e marra dhe nuk do të ulet gadishmëria e gjitha autoriteteve që po punojnë  për luftimin e COVID -19.

Kujtojmë se Italia me një bilanc prej më shumë se 10 mijë  personash të vdekur  ka shokuar botën, por fatmirësisht numri i rasteve të reja nuk është rritur ditët e fundit.

Në rang global deri më tani kanë humbur jetën mbi 33 mijë persona, ndërkohë të prekur janë më shumë se 720 mijë të tjetë. Europa tashmë është më e prekura nga COVID-19. Në Itali kanë humbur jetën deri më tani 10,777 persona. Po kështu, COVID-19 po bën “kërdinë” edhe në Spanjë, ku janë shënuar 6,803 viktima. Në këtë shtet, në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 821 persona. Edhe Greqia është prekur nga COVID-19, ku aty kanë humbur jetën 39 persona. Në Shqipëri deri më tani janë 223 persona të infektuar dhe janë shënuar 11 viktima.

Burimi: tuttomercatoweb

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota attilio fontana koronavirusi ne itali lombardia attilio fontana koronavirusi ne itali lombardia

Sondazh

Poll

Bota 30 Mars 2020, 13:15

KINË– Pas uljeve të rasteve dhe ngadalësimit të përhapjes së virusit në Kinë, shumë vende nuk po kuptonin sesi Kina arriti t’i  bënte ballë kësaj lufte vet...