Koronavirusi ka ‘pushtuar’ Italinë, Conte dhe Papa Françesku takim sekret në Vatikan
30 Mars 2020, 13:59Nga DOSJA
VATIKAN– Italia është vendi i parë në botë më i goditur nga koronavirusi ku numri i viktmave ka kaluar mbi 10 mijë ndërsa numri i të infektuarëve rritet me ritme shumë të shpejta.
Ndërkohë dy emra shumë të rëndësishëm në Itali, kryeministri Conte dhe Papa Françesku ditën e sotme kanë mbajtur një takim të fshehtë në Vatikan.
Por ende deri më tani nuk janë bërë publike detaje për takimin mes Papës dhe Kryeministrit italian, takim i cili është informuar me një komunikim nga zyra e shtypit e Selisë së Shenjtë.
Besohet se takimi mes tyre është mbajtur për problemet në vend dhe për situatën kaotike që është krijuar në Itali si shkak i koronavirusit.
“Nuk dihet përmbajtja e bisedës mes Papa Franceskut e kreut të qeverisë italiane Giuseppe Conte.“-deklarohet në median zyrtare të selisë së Shenjtë, Vatikan News.
Gjithashtu mendohet se Selia e Shenjtë i ka ofruar ndihmë qeverisë italiane në këtë kohë kaq të vështirë, dhe Ati i Shenjtë i ka shprehur shtetit italian afërsinë e tij ndaj popullsisë që po përjeton shifra të larta të viktimave nga koronavirusi, ndaj familjeve që kanë humbur të afërmit dhe ndaj të gjithëve që janë në vështirësi serioze ekonomike.
Kujtojmë që edhe në meshat e mëparshme Papa Françesku ka mbrojtur punën e qeveritarëve që janë të detyruar të marrin edhe masa drastike, ekzemplare e jo popullore, për të mirën dhe mbrojtjen e jetës së qytetarëve italianë.
Në rang global deri më tani kanë humbur jetën mbi 33 mijë persona, ndërkohë të prekur janë më shumë se 720 mijë të tjetë. Europa tashmë është më e prekura nga COVID-19. Në Itali kanë humbur jetën deri më tani 10,777 persona. Po kështu, COVID-19 po bën “kërdinë” edhe në Spanjë, ku janë shënuar 6,803 viktima. Në këtë shtet, në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 821 persona. Edhe Greqia është prekur nga COVID-19, ku aty kanë humbur jetën 39 persona. Në Shqipëri deri më tani janë 223 persona të infektuar dhe janë shënuar 11 viktima.
GREQI– Ditën e sotme ka ndërruar jetë në moshën 98-vjeçare ish-deputeti grek, Manolis Glezos si shkak i një ataku kardiak.Sipas mediave të huaja Glezos ...
GREQI– Ish-deputeti grek Manolis Glezos ka ndërruar jetë në moshën 98-vjeçare. Lajmin e hidhur e kanë bërë me dije mediat lokale, teksa shkruajnë se ish-...
Bota30 Mars 2020, 13:15
KINË– Pas uljeve të rasteve dhe ngadalësimit të përhapjes së virusit në Kinë, shumë vende nuk po kuptonin sesi Kina arriti t’i bënte ballë kësaj lufte vet...
GREQI- Kryeministri i Greqisë Kiriakos Mitsotakis ka bërë me dije sot masat e reja ekonomike për përballimin e krisës së COVID-19. Në një deklaratë, Mitsotakis ...
ANGLI– Britania e Madhe në ditët e fundit pa një rritje të shifrave të të sëmurëve dhe viktimave, por sipas një eksperti mësohet se shpërthimi i COVID-19 në Br...
UELLS – Princi i Uellsit tani është jashtë izolimit, pas diagnostikimit të tij për koronavirusin. Princi Charles, 71 vjeçar, kaloi shtatë ditë në izolim ...
KINË– Kina mesa duket po shkon drejt rihapjes pas bollikimit total si shkak i koronavirusit, por një raport i fundit i disa mjekëve në Wuhan ka ngjallur së...
BRITANI– Një mësuese e shkollës së mesme me diabet të tipit 1 ka përshkruar se si e mundi virusin, pasi ajo e hoqi mendjen nga Covid-19 dhe u përpoq të ruante q...