Bota

‘Karantina e zgjuar’ Republika e Çekisë fillon gjurmimin e kontakteve të personave të infektuar me Covid-19

30 Mars 2020, 14:50 Nga DOSJA
‘Karantina e zgjuar’ Republika e Çekisë fillon gjurmimin

ÇEKI– Republika Çeke ka nisur testimin e “sistemit të ri të karantinës” për të gjurmuar lëvizjet e qytetarëve të infektuar në Moravinë e Jugut.

Sistemi i monitorimit do të përdorë të dhëna nga telefonat dhe kartat bankare të personave që janë infektuar për të gjetur të gjithë njerëzit e mundshëm që mund të infektohen si shkak i tyre.

Pra e ashtuquajtura “Karantina e zgjuar” do të thotë që të gjitha kontaktet e personave të infektuar me koronavirus gjurmohen në kohë shumë të shpejtë përmes informacionit nga ofruesit e telefonave celularë dhe kartat bankare.

Ndërkohë masat e marra kanë rezultuar me sukses nga Tajvani dhe Koreja e Jugut, fillimisht zbatohet në rajonin e Moravisë së Jugut, ku qëllimi kryesor është lehtësimi i të gjithë qytetarëve çekë nga kufizimet e përgjithshme të lëvizjes sa më shpejt të jetë e mundur.

“Karantina e zgjuar” organizohet nga ushtria dhe menaxhohet nga kreu i Shtabit Qendror Kombëtar të Krizave. “Smart Karantina” nënkupton që, me pëlqimin e personit të infektuar, vendndodhja e GPS-it do të verifikohet nga ofruesi i telefonit të tij celular dhe në bazë të kartelës së tij bankare, për të gjurmuar ku ka lëvizur pesë ditët e fundit dhe kë mund të takojë dhe infektojë.“- u shpreh epidemiologu Roman Primula.

Për këtë mënyrë të zgjuar ka folur ditën e sotme edhe kryeministri, Andrei Babish i cili tha: Personat me të cilët i infektuari ka qenë në kontakt duhet të karantinohet. Brenda disa orësh, një ekip ushtarak shkon për të marrë një mostër për provë, dhe nëse del i infektuar, karantina zgjat 14 ditë. Ushtria ka ofruar 253 ushtarë dhe 82 automjete për “karantinën e zgjuar”, dhe Shtabi i Përgjithshëm ka epidemiologë dhe mjekë dhe vetë ushtria ka tre spitale. Në fazën e parë, ishte e rëndësishme të vendoseshin masa të përgjithshme për të ndaluar përhapjen e pakontrolluar të virusit. Në fazën e dytë, ne duhej t’i zëvendësonim ato masa me një karantinë të zgjuar.

Në rang global deri më tani kanë humbur jetën mbi 33 mijë persona, ndërkohë të prekur janë më shumë se 720 mijë të tjetë. Europa tashmë është më e prekura nga COVID-19. Në Itali kanë humbur jetën deri më tani 10,777 persona. Po kështu, COVID-19 po bën “kërdinë” edhe në Spanjë, ku janë shënuar 6,803 viktima. Në këtë shtet, në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 821 persona. Edhe Greqia është prekur nga COVID-19, ku aty kanë humbur jetën 39 persona. Në Shqipëri deri më tani janë 223 persona të infektuar dhe janë shënuar 11 viktima.

Burimi: praguemorning.cz

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota karantina e zgjuar koronavirusi ne çeki moravi e jugut karantina e zgjuar koronavirusi ne çeki moravi e jugut

Sondazh

Poll

Bota 30 Mars 2020, 13:15

KINË– Pas uljeve të rasteve dhe ngadalësimit të përhapjes së virusit në Kinë, shumë vende nuk po kuptonin sesi Kina arriti t’i  bënte ballë kësaj lufte vet...