Bota

Pamjet HORROR nga New York-u/ Trupat e viktimave të covid-19 dalin nga spitali, futen me vinç të vogël brenda kamionit, qyte

30 Mars 2020, 15:02 Nga DOSJA
Pamjet HORROR nga New York-u/ Trupat e viktimave të covid-19 dalin nga

SHBA – Pamje të tmerrshme janë shfaqur jashtë spitalit Brooklyn në New York, ku trupat e viktimave të koronavirusit janë ngarkuar për t’u larguar nga spitali në një kamion-frigorifer.

Videoja u bë nga një kalimtar nga makina e tij, i cili thotë se pamjet janë të vërteta dhe njerëzit duhet ta marrin seriozisht këtë pandemi. Kjo video u publikua pas një fotoje të postuar nga një infermiere brenda spitalit, e cila tregonte trupat e shtrirë nëpër kamionë në Manhattan. Siç duket edhe nga pamjet, të gjitha kufomat futen një nga një me vinç brenda kamionit për t’u dërguar në banesën e fundit. 

Aktualisht tani në botë, SHBA është shteti me më shumë të prekur nga koronavirus, ku vetëm në New York janë regjistruar 60 mijë raste të personave të infektuar dhe janë shënuar 1126 viktima.

Burimi : Dailymail

(d.k/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi new york city koronavirusi new york city

Sondazh

Poll

Bota 30 Mars 2020, 13:15

KINË– Pas uljeve të rasteve dhe ngadalësimit të përhapjes së virusit në Kinë, shumë vende nuk po kuptonin sesi Kina arriti t’i  bënte ballë kësaj lufte vet...