Bota

Mossad sjell 10 milionë maska mjekësore kundër koronavirusit në Izrael

30 Mars 2020, 14:14 Nga DOSJA
Mossad sjell 10 milionë maska mjekësore kundër koronavirusit

IZRAEL– Mossad,  është agjencia kombëtare e inteligjencës në Izrael, ka siguruar 10 milionë maska kirurgjikale në mbrojtjen e njerëzve nga virusi.

Nga mediat e huaja mësohet se Mossad përveç këtyre 10 milionë makave ka thënë se do të sjellë në Izrael edhe pajisje të tjera mbrotjtëse për të ndihmuar në trajtimin e koronavirusit që po përhapet në mbarë botën.

Ndërkohë “The Jerusalem Post” për shkak të ndjeshmërisë së informacionit, mund ta raportonte njoftimin deri ditën e sotme kur ato arritën në Izrael, por bëri të ditur në një raportim të premten që, blerjet e reja ishin rrugës për të mbërritur në vend.

Përveç 10 milionë maskave mjekësore, Mossad solli edhe ventilatorë, dhjetëra mijëra teste për koronavirusin.

Të martën e kaluar, Kryeministri Benjamin Netanyahu, njoftoi se Cohen po merrte përsipër përpjekjet e vendit për të blerë pajisje mjekësore nga jashtë.

Cohen arriti të sillte në Izrael 100,000 teste dy javë më parë, ndërsa rreth katër milionë të tjera po vijnë.

Në rang global deri më tani kanë humbur jetën mbi 33 mijë persona, ndërkohë të prekur janë më shumë se 720 mijë të tjetë. Europa tashmë është më e prekura nga COVID-19. Në Itali kanë humbur jetën deri më tani 10,777 persona. Po kështu, COVID-19 po bën “kërdinë” edhe në Spanjë, ku janë shënuar 6,803 viktima. Në këtë shtet, në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 821 persona. Edhe Greqia është prekur nga COVID-19, ku aty kanë humbur jetën 39 persona. Në Shqipëri deri më tani janë 223 persona të infektuar dhe janë shënuar 11 viktima.

Burimi: jpost

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota 10 milione maksa koronavirusi ne izrael mossad 10 milione maksa koronavirusi ne izrael mossad

Sondazh

Poll

Bota 30 Mars 2020, 13:15

KINË– Pas uljeve të rasteve dhe ngadalësimit të përhapjes së virusit në Kinë, shumë vende nuk po kuptonin sesi Kina arriti t’i  bënte ballë kësaj lufte vet...