Bota

Pyetjet që po mundojnë botën, BBC: Çfarë nuk dimë akoma për koronavirusin?

30 Mars 2020, 14:28 Nga DOSJA
Pyetjet që po mundojnë botën, BBC: Çfarë nuk

TIRANË– Koronavirusi ka “mbërthyer” botën mbarë dhe po vret me mijëra njerëz minutë pas minute.

Që prej shpëthimit në fund të dhjetorit të 2019 bota s’ka gjetur qetësi pasi shifrat e viktimave janë rritur ndjeshëm në vendet ku virusi është përhapur.

Mes shumë teorish dhe studimeve duket se ka ende fakte që njerëzit nuk i dinë mbi virusin.

Në një artikull të publikuar nga BBC, janë përmbledhur pyetjet më të rëndësishme përgjigjia e të cilave nuk është gjetur ende.

Sa njerëz janë infektuar?

Kjo është pyetja e parë, pasi të gjithë njerëzit dyshojnë të dhënat që publikojnë qeveritë e vendeve të prekura nga koronavirusi. Janë me mijëra raste të konfirmuara që personave të sëmurë, por ky është vetëm një fraksion i totalit të numrit të të infektuarve. Numrat kanë sjellë konfuzion pasi ka numër të madh të rasteve që s’kanë pasur fare simptoma. Zhvillimi i një testi të antitrupit mund të ndihmojë shkencëtarët të dallojnë nëse dikush e ka pasur virusin. Vetëm në këtë mënyrë mund të kuptohet sa shpejtë përhapet COVID-19.

Sa vdekjeprurës është ky virus?

Prej shpërthimit e deri më tani  është mësuar numri i të vdekurve, por është e pamundur të mësohet shkalla e saktë e rasteve të vikitmave. BBC shkruan se deri më tani afro 1 % e pacientëve të infektuar vdesin. Nga ana tjetër nëse ka numër të madh të njerëzve pa simptoma, shkalla e vdekjes do të ulej.

Simptomat!

Ashtu siç kanë raportuar shumë mjekë e specialistë të shëndetëisë simptomat kryesore janë ethet dhe kolli i thatë. Fyti i thatë, dhimbjet e kokës dhe diarreja. Por sëfundmi ka pasur edhe deklarata për simptoma të tjera si humbja e nuhatjes dhe problmet me stomakun.

Roli që luajnë fëmijët në shpërndarjen e virusit

Fëmijët mund të infektohen shpejt nga ky virus. Megjithatë shumica e tyre kanë simptoma të lehta dhe në rang global është parë që ka pak vdekje tek fëmijët në krahasim me grupmoshat tjera. Supershpërndarësit e virusit janë fëmijë, por ata janë më pak të rrezikuar nga vdekja.

Si erdhi saktësisht COVID-19?

Covid-19 ka shpërthyer në Ëuhan të Kinës, në dhjetor të 2019, ku u shfaqën një grup rastesh në një treg kafshësh. Ky virus vdekjeprurës  është i lidhur me viruset që infektojnë lakuriqët e natës, gjithsesi mendohet se virusi ka kaluar nga lakuriqët e natës tek një specie tjetër duke kaluar më pas tek njeriu. Si përfundim ky kalim ende nuk dihet, por mund të jetë burim për infeksione të tjera të mundshme.

A do të ulen rastet gjatë verës?

Virozat, gripi dhe ftohja janë më të zakonshme gjatë dimrit të ftohtë, por nuk ende nëse temperaturat e larta e ndalojnë shpërndarjen e virusit apo jo.  Sipas ekspertëve është mësuar se është e paqartë nëse do të ketë efekt ndryshimi i temperaturave.

Pse disa njerëz kanë simptoma më të rënda?

Covid-19 është infeksion i lehtë për shumicën. Gjithsesi, rreth 20 për qind zhvillojnë sëmundje më të rëndë. Kjo varet kryesisht nga sistemi imunitar dhe mund të ketë edhe faktorë gjenetikë. Kuptimi i kësaj duhet të detyrojë njerëzit të kenë kujdes për ata që janë më të ndjeshëm.

Sa duron imuniteti, a mund të infektohesh dy herë nga COVID-19?

Ka pasur shumë spekulime por shumë pak prova sesa fortë është çdo lloj imuniteti ndaj virusit. Pacientët duhet të kenë krijuar përgjigje imunitare nëse e kanë luftuar me sukses virusin. Por pasi që sëmundja ka qenë vetëm qe disa muaj ka pak të dhëna për këtë. Spekulimet se pacientët janë infektuar dy herë mund të jenë për shkak të gabimit në test që u ka thënë njerëzve se tani nuk kanë virus. Pyetja për imunitetin është kyçe për të kuptuar se çka do të ndodhë në periudhë afatgjate.

A ka mutacion ky virus?

Viruset kanë mutacione gjatë gjithë kohës, por shumica e modifikimeve nuk bën dallim të madh. Njerëzit presin që viruset të bëhen më pak vdekjeprurës gjatë rrugës, por këtë herë nuk është e sigurtë. Problemi kyç është se nëse virusi ka mutacione, sistemi imunitar nuk do ta njohë më gjatë dhe një vaksinë specifike nuk do të funksionojë.

Burimi: BBC

A.C/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne bote koronavirusi ne bote

Sondazh

Poll

Bota 30 Mars 2020, 13:15

KINË– Pas uljeve të rasteve dhe ngadalësimit të përhapjes së virusit në Kinë, shumë vende nuk po kuptonin sesi Kina arriti t’i  bënte ballë kësaj lufte vet...