Bota

Amerika shton masat për koronavirusin! Trump bën deklaratën e FORTË: Nëse do kemi më pak se 100 mijë vdekje, atëherë do

30 Mars 2020, 14:28 Nga DOSJA
Amerika shton masat për koronavirusin! Trump bën deklaratën e

SHBA– Presidenti i SHBA, Donald Trump ditën e sotme ka deklaruar se rikthimi i jetës normale në Amerikë nuk do të ndodhë më 12 prill siç edhe ishte paralajmruar. Trump tha se në deklaratën e mëparshme kishte shpresuar se gjendja për shkak të koronavirusit do të qetësohej por fatkeqësisht asgjë nuk ka shkuar sipas parashikimit.

Ai shtoi se në këto dy javë situata e vendit do të jetë më serioze duke shtuar se gjatë këtyre ditëve do të ketë një numër të lartë vdekjesh.

“Pika më e lartë e nivelit të vdekjes ka të ngjarë të arrihet brenda dy javësh”,- tha Trump.

Ndërkohë, këshilltari mjekësor i Shtëpisë së Bardhë, Dr Anthony Fauci kishte paralajmëruar më parë se virusi mund të vriste deri në 200,000 amerikanë, dhe se miliona të tjerë do të infektoheshin. Lidhur me deklaratën e tij, Trump u shpreh se nëse qeveria arrin që të mbajë numrin e personave që do të humbasin jetën nën 100,000 njerëz, atëherë është bërë një punë mjaft e mirë.

“Nëse kemi më pak se 100 mijë të vdekur, atëherë ne të gjithë do të kemi bërë një punë shumë të mirë”.- tha ai.

Deri tani shifrat zyrtare në SHBA flasin për 2.490 persona që kanë humbur jetën për shkak të covid-19. Javën e kaluar, SHBA-të u bënë vendi me rastet më të raportuara të infektimit në botë.

Ndërkohë në rang global deri më tani kanë humbur jetën mbi 33 mijë persona, ndërkohë të prekur janë më shumë se 720 mijë të tjetë. Europa tashmë është më e prekura nga COVID-19. Në Itali kanë humbur jetën deri më tani 10,777 persona.

Po kështu, COVID-19 po bën “kërdinë” edhe në Spanjë, ku janë shënuar 6,803 viktima. Në këtë shtet, në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 821 persona. Edhe Greqia është prekur nga COVID-19, ku aty kanë humbur jetën 39 persona. Në Shqipëri deri më tani janë 223 persona të infektuar dhe janë shënuar 11 viktima.

Burimi;BBC

(A.K.Dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota donald trump koronavirusi ne bote koronavirusi ne shba donald trump koronavirusi ne bote koronavirusi ne shba

Sondazh

Poll

Bota 30 Mars 2020, 13:15

KINË– Pas uljeve të rasteve dhe ngadalësimit të përhapjes së virusit në Kinë, shumë vende nuk po kuptonin sesi Kina arriti t’i  bënte ballë kësaj lufte vet...