Bota

E bija e presidentit Trump jep mesazhin inkurajues: Tregoni dashuri dhe mirënjohje për njëri-tjetrin, ne kemi nevojë për ju

30 Mars 2020, 14:51 Nga DOSJA
E bija e presidentit Trump jep mesazhin inkurajues: Tregoni dashuri dhe

SHBA – Amerika tashmë është një nga vendet më të prekura nga Covid- 19 ku numri i vdekjeve ka shkuar në 2490 ndërsa të infektuar numërohen mbi 144 mijë. Ndërkohë vetëm para disa orësh presidenti Trump ka deklaruar se masat e kufizimit do të shtyhen ku vendi do të jetë i izoluar deri më 12 prill.

Ndërsa vjaza e tij, Ivanka Trump, ka përcjellë fjalët inkurajuese për të gjithë qytetarët amerikanë nëpërmjet një video-mesazhi.

Ajo është shfaqur shumë modeste dhe u është lutur të gjithëve që të qëndrojnë në shtëpi për parandalimin e koronavirusit, pasi kjo është mënyra e vetme për ta përballuar këtë situatë me sukses.

“Ju lutem, ju lutem rrini në shtëpi që të ndalojmë përhapjen. Ruani distancimin social. Presidenti dhe taska forca e koronavirusit njoftuan se do të zgjerojnë masat, pasi kjo do të jetë një sfidë e madhe për të gjithë. Do jemi më të fortë se më parë. Tregoni dashuri dhe mirënjohje për njëri-tjetrin. Ne kemi nevojë për ju, ju duam! Qëndroni të sigurt dhe të shëndetshëm.”- tha e bija e Trump.

Në rang global deri më tani kanë humbur jetën mbi 33 mijë persona, ndërkohë të prekur janë më shumë se 720 mijë të tjetë. Europa tashmë është më e prekura nga COVID-19. Në Itali kanë humbur jetën deri më tani 10,777 persona. Po kështu, COVID-19 po bën “kërdinë” edhe në Spanjë, ku janë shënuar 6,803 viktima. Në këtë shtet, në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 821 persona. Edhe Greqia është prekur nga COVID-19, ku aty kanë humbur jetën 39 persona. Në Shqipëri deri më tani janë 223 persona të infektuar dhe janë shënuar 11 viktima.

Burimi: DailyMail

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota donald trump ivanka trump koronavirusi ne shba donald trump ivanka trump koronavirusi ne shba

Sondazh

Poll

Bota 30 Mars 2020, 13:15

KINË– Pas uljeve të rasteve dhe ngadalësimit të përhapjes së virusit në Kinë, shumë vende nuk po kuptonin sesi Kina arriti t’i  bënte ballë kësaj lufte vet...