Bota

Kryeministri i Greqisë thirrje ministrave dhe deputetëve: Dhuroni gjysmën e rrogës tuaj për të përballuar COVID-19

30 Mars 2020, 13:10 Nga DOSJA
Kryeministri i Greqisë thirrje ministrave dhe deputetëve: Dhuroni

GREQI- Kryeministri i Greqisë Kiriakos Mitsotakis ka bërë me dije sot masat e reja ekonomike për përballimin e krisës së COVID-19. Në një deklaratë, Mitsotakis u ka bërë thirrje të gjithë deputetëve e ministrave që të heqin dorë nga gjysma e pagës për një periudhë dy mujore.

Ai tha se politikanët duke të dhurojnë gjysmën e pagës për luftën kundër pandemisë. “Ndërsa qeveria u mobilizua së pari me masa të guximshme kundër pandemisë, tani duhet që figurat politike të vendit tonë duhet të qëndrojnë në ballë të solidaritetit.

Prandaj, në një iniciativë simbolike, unë i bëj thirrje të gjithë anëtarëve të Demokratisë së Re, si dhe ministrave dhe zëvendësministrave të depozitojnë 50% të pagave të tyre në betejën kundër koronos për dy muajt e ardhshëm. Këto fonde do të drejtohen në llogarinë speciale për Covid-19. Të gjithë jemi të barabartë përballë kërcënimit për shëndetin. Por në betejën kundër tij, të gjithë duhet të ofrojnë sipas forcave të veta“, u shpreh kryeministri grek.

Situata me koronavirusin në Greqi po përkeqësohet ku numri i viktimave sipas mediave vendase ka shkaur në 43, ku 4 prej tyre kanë vdekur në 24 orët e fundit. Po ashtu dhe numri i të prekurve po shtohet dita-ditës. Qeveria ka marrë një plan masash si ekonomike dhe për kufizimin e qytetarëve, për të parandaluar sa më shumë përhapjen e COVID-19.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni kiriakos mistotakis koronavirusi në greqi masat ekonomike ne greqi kiriakos mistotakis koronavirusi në greqi masat ekonomike ne greqi

Sondazh

Poll