Bota

Rekord uljesh/ Çmimi i naftës bie ndjeshëm që prej vitit 2002, shkak koronavirusi

30 Mars 2020, 12:32 Nga DOSJA
Rekord uljesh/ Çmimi i naftës bie ndjeshëm që prej vitit

ARABIA SAUDITE– Çmimi i naftës së papërpunuar Brent, që përdoret si pikë ndërkombëtare e referimit, ka rënë në 23.03 dollarë për fuçi ditën e sotme, duke treguar një rënie të ndjeshme që prej vitit 2002.

Që nga ajo kohë janë shënuar disa humbje, por ky ishte rasti i fundit më i ulët në 23,47 dollarë për fuçi.

Kujtojmë që në këtë rast lidhet edhe qëndrimi i Arabisë Saudite dhe Rusisë, e cila ka shpërthyer pasi Riadi ka dështuar ta bindë Moskën për zvogëlim të prodhimit.

Këto rënie vjen pasi Arabia Saudite nuk sinjalizoi asnjë paralajmërim për luftën e çmimit të naftës me Rusinë. Të premten, të dy vendet ishin ende në ngërç, me Arabinë Saudite duke thënë se nuk ishte në bisedime me Rusinë për të stabilizuar tregjet e naftës.  Megjithatë Uashingtoni është përfshirë, duke krijuar presion ndaj të dy palëve që t’i japin fund luftës së çmimeve.

“Rusia dhe Arabia Saudite nuk tregojnë shenja të mira në lidhje me furnizimin me naftë.”-  shkroi Rodrigo Catril i Bankës Kombëtare të Australisë ditën e sotme në një postim.

Në rang global deri më tani kanë humbur jetën mbi 33 mijë persona, ndërkohë të prekur janë më shumë se 720 mijë të tjetë. Europa tashmë është më e prekura nga COVID-19. Në Itali kanë humbur jetën deri më tani 10,777 persona. Po kështu, COVID-19 po bën “kërdinë” edhe në Spanjë, ku janë shënuar 6,803 viktima. Në këtë shtet, në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 821 persona. Edhe Greqia është prekur nga COVID-19, ku aty kanë humbur jetën 39 persona. Në Shqipëri deri më tani janë 223 persona të infektuar dhe janë shënuar 11 viktima.

Burimi: CNBC

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota arabia saudite bie cmimi i naftes koronavirusi godet cmimet e naftes arabia saudite bie cmimi i naftes koronavirusi godet cmimet e naftes

Sondazh

Poll