Bota

Epidemiologu britanik: COVID-19 po tregon shenja të ngadalësimit në Angli

30 Mars 2020, 12:47 Nga DOSJA
Epidemiologu britanik: COVID-19 po tregon shenja të ngadalësimit

ANGLI– Britania e Madhe në ditët e fundit pa një rritje të shifrave të të sëmurëve dhe viktimave, por sipas një eksperti mësohet se shpërthimi i  COVID-19 në Britani po tregon shenja të ngadalësimit.

Ndër të tjera ai thotë se kufizimet për qytetarët mund të zgjasin edhe për 6 muaj të tjerë.

Epidemiologu Neil Ferguson, profesor në Imperial College London, ka thënë: Ne mendojmë se pandemia po ngadalësohet në Mbretërinë e Bashkuar tani. Është rezultat i veprimeve që njerëzit dhe qeveritë kanë ndërmarrë.

Gjithashtu ai deklaroi se shpërthimi është në faza të ndryshme dhe në zona të ndryshme të vendit.

Sipas tij në Londrën qendrore, mësohet se ka rreth 3 deri 5 përqind të popullsisë që mund të jetë prekur nga virusi.

Në rang global deri më tani kanë humbur jetën mbi 33 mijë persona, ndërkohë të prekur janë më shumë se 720 mijë të tjetë. Europa tashmë është më e prekura nga COVID-19. Në Itali kanë humbur jetën deri më tani 10,777 persona. Po kështu, COVID-19 po bën “kërdinë” edhe në Spanjë, ku janë shënuar 6,803 viktima. Në këtë shtet, në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 821 persona. Edhe Greqia është prekur nga COVID-19, ku aty kanë humbur jetën 39 persona. Në Shqipëri deri më tani janë 223 persona të infektuar dhe janë shënuar 11 viktima.

Burimi: Theguardian 

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota eksperti  neil ferguson koronavirusi ne britani eksperti  neil ferguson koronavirusi ne britani

Sondazh

Poll