Aktualitet

Ambasada SHBA-së jep njoftimin e rëndësishëm për qytetarët amerikanë: Ka dy fluturime, nëse doni të largoheni, ja ku du

30 Mars 2020, 08:19 Nga DOSJA
Ambasada SHBA-së jep njoftimin e rëndësishëm për

Tiranë-Ambasada e Shteteve të Bashkuara iu ka bërë thirrje qytetarëve amerikanë që ndodhen në vendin tonë, që nëse duan të largohen nga Shqipëria të dërgojnë një e-mail ditën e sotme në një adresë të vënë në dispozicion. Sipas ambasadës ka dy fluturime drejt qyteteve europiane, nga ku pasagjerët mund të marrin fluturime edhe për në Shtetet e Bashkuara.

“Ambasada Amerikane ka marrë informacion mbi dy fluturime që mund të udhëtojnë për në qytete europiane, nga ku pasagjerët mund të marrin fluturime për në Shtetet e Bashkuara. Nëse je qytetar amerikan dhe dëshiron të largohesh nga Shqipëria, dërgoni një email sot, përpara orës 10:00 (ora shqiptare) në [email protected] Për më shumë informacion, klikoni këtu: https://bit.ly/2WPULbj” thuhet në njoftimin e amasadës.

Pas përhapjes së COVID-19 në vendin tonë, shteti shqiptar ka mbyllur kufijtë me vendet e tjera. Ditët e fundit, qeveria shqiptare po kthen në atdhe, qytetarët që ngelën jashtë pas mbylljes së kufijve.

Ndërkohë, në Shqipëri janë 212 persona të infektuar me Covid-19 dhe numri i viktimave ka shkuar në 10. Ministria e Shëndetësisë njoftoi një ditë më parë se 40 nga të prekurit janë shëruar, por harta e infektimit është zgjeruar. Mirdita i është bashkuar listës së fundmi, me 1 të infektuar, ndërsa epiqendra është në Tiranë me 121 të infektuar. 4 pacientë tek Infektivi ndodhen në intubim. Autoritetet kanë vetëm një thirrje për qytetarët: Qëndroni brenda!

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet viktimat e covid ne shqiperi viktimat e covid ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 30 Mars 2020, 06:55

Tiranë- Zv. Presidenti i Shoqatës së Boplogëve për Europën Perëndimore, mikrobiologu Dzihan Abazoviç në një lidhje direkt për “ABC 4 Mëngjesit” është shp...