Aktualitet

“Më janë djegur dy bileta, s’kam ku rri dhe askush s’më përgjigjet”, prej 90 ditësh i bllokuar në Spanjë, i riu k

30 Mars 2020, 06:50 Nga DOSJA
“Më janë djegur dy bileta, s’kam ku rri dhe askush

SPANJË– Klaudio Hektor Lazaj është një nga shqiptarët e shumtë që nuk kanë mundur t’i hipin “Lasgushit” për t’u kthyer në Shqipëri pas rrugëve të mbyllura për shkak të Covid-19. I mbetur i bllokuar në Madrid, Spanjë, Lazaj kontaktoi redaksinë e Dosja.al dhe shprehet se ka mbi 90 ditë i bllokuar për shkak të situatës së bllokuar, teksa kërkon me ngulm që të kthehet pranë familjes. Klaudio shton më tej se ka kontaktuar me të gjitha numrat dhe email-et që janë vënë në dispozicion nga Ministria e Punëve të Jashtme, por nuk ka marrë asnjë përgjigje.

I riu i bllokuar në Madrid, na vuzi në dispozicion edhe dy biletat që ka paguar dhe i janë djegur për shkak të bllokimit të rrugëve, njëra me tranzit nga Turqia, ndërsa tjetra nga Italia. Klaudio Lazaj sqaron se nuk është banues në Sanjë, por ka shkuar për udhëtim dhe se duhet të kthehet në Shqipëri, aty ku e presin familjarët, që kanë nevojë për të.

I pyetur se ku po qëndron aktualisht, Lazaj tha se ka paguar hotele, por tashmë që i kanë mbaruar paratë, është detyruar t’u bëhet barrë njerëzve të cilët njeh atje.

“Kam mbi 90 dite qendrim në Madrid ,Spanje dhe kam mbetur i bllokuar për shkak të situatës së krijuar. Kam kërkuar me ngulm të kthehem pranë familjes dhe e kam bërë këtë me numrat e vënë në dispozicion me të cilat adresohen të deleguarit ketu. Me janë përgjigjur duke me lënë në pritje, pritja është bërë e gjatë. Ditën e premte kam dhënë të dhënat e mia. Unë në fakt po pres një datë nisjeje jo të qëndroj këtu, pasi plotësoj çdo kriter të vendosur për kthim. Kam familjarë të lënë vetëm të cilët kanë nevojë për mua. Më janë djegur dy bileta, një me tranzit nga Turqia dhe një nga Italia. Në momentin që u mbyll kjo kam qëndruar në hotel, por tashmë nuk kam më para. Po i bezdis njerëzit,“- shprehet ndër të tjera Klaudio Lazaj.

Prej ditësh kryeministri Edi Rama ka nisur operacionin e kthimit të shqiptarëve të bllokuar nëpër shtete të huaja për shkak të situatës së koronavirusit. Së fundmi, ai sqaroi se lista e shqiptarëve që do të kthehen është mbyllur dhe që aktualisht nuk ka më vende në avion. Rama shtoi se nuk do përfitojnë ata emigrantë që jetojnë jashtë shtetit dhe kërkojnë tani të kthehen në Shqipëri. Po për Klaudion dhe shumë të tjerë që mund të jetë ç’do të bëhet? A do enden rrugëve këta shqiptarë, që i plotësojnë kriteret por ambasadat s’u përgjigjen?!

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet klaudio lazaj koronavirusi ne shqiperi riatdhesimi i shqiptareve shqiptari i bllokuar ne madrid klaudio lazaj koronavirusi ne shqiperi riatdhesimi i shqiptareve shqiptari i bllokuar ne madrid

Sondazh

Poll

Aktualitet 30 Mars 2020, 06:55

Tiranë- Zv. Presidenti i Shoqatës së Boplogëve për Europën Perëndimore, mikrobiologu Dzihan Abazoviç në një lidhje direkt për “ABC 4 Mëngjesit” është shp...