Aktualitet

Dështon autorizimi dhe ndalimi i daljes së pensionistëve/ Të moshuarit: S’kemi kush të na ushqejë, s’dimë ku të kër

30 Mars 2020, 06:04 Nga DOSJA
Dështon autorizimi dhe ndalimi i daljes së pensionistëve/ Të

TIRANË- Pensionistët nuk i janë bindur urdhërit të ri të vendosur nga qeveria që ndalon daljen e tyre nga shtëpia. Sot hyri në fuqi metoda e re e daljes nga banesa, por për ta nuk ka virus që mund t’i mbajë brenda. Kjo jo pa shkak. Siç edhe dje, (dosja.al ngriti shqetësimin për këtë metodë daljeje), shumë prej tyre nuk kanë asnjë njeri pranë, dhe duhet të dalin vetë për të bërë pazaret, ndërsa të tjerët tregojnë se nuk iu ka shkuar askush në banesë. Situata më problematike është në Tiranë, Durrës e Fier. Sakaq, probleme ka edhe me qytetarët që iu lejohet dalja nga banesa brenda fashës së lejuar 05:00 me 13:00. Shumë qytetarë kanë dalë nga shtëpia pa autorizim, disa pasi nuk e kanë patur, e të tjerë që pretendojnë se nuk e kanë idenë sesi mund të funksionojë e-albania dhe mesazhi me sms. Policia e Shtetit paralajmëron prapë sot se kush shihet jashtë pa treguar se ka marrë emailin apo mesazhin konfirmues do të gjobitet.

Qeveria iu ka kërkuar pensionistëve që të qëndrojnë në shtëpi derisa të vijë një punonjës nga shteti që do të asistojë me ushqime dhe ilaçe, por nga ana tjetër Bashkia Tiranë dhe ajo Lezhë kanë kërkuar publikisht vullnetarë për të përballuar numrin e lart të pensionistëve që jetojnë vetëm, (81 mijë në rang vendi). Sakaq, Bashkitë kanë lenë disa numra telefoni për t’ju ardhur në dizpocion. 

Lista e numrave të telefonit:

Bashkia Tiranë 0800 0888

bashkia e Durrësit: 0694114040; 0694114101; 0694114100

Bashkia e Krujës: 05112 2170

Bashkia Sarande
Per lagjen Nr. 1 0693267026
Per lagjen Nr. 2. 0696887788
Per lagjen Nr. 3. 0694412654
Per lagjen Nr. 4. 069 210 8966
Per Njesine Admin Ksamil 0674972416
Per fshatin Gjashte 069 538 6069
Per fshatrat Metoq-Shelegar 069 519 3087
Per fshatrat Cuke-Berdenesh 0694647272

Ndërkohë që të gjithë ata që duan të dalin nga shtëpia duhet të marrin autorizim. Dy janë mënyrat sesi qytetarët mund të marrin leje.  E para, përmes portalit e-Albania, ku në të zgjidhet online dita dhe ora se kur një familjar do të dalë nga shtëpia, për vetëm një orë në ditë. Ndërsa e dyta,  përmes SMS-së, ku mesazhi për leje dërgohet tek numri “55155”. Përmbajtja e tij duhet të ketë orën dhe ditën për kur kërkohet dalja, dhe numri e kartës së identitetit. Aprovimi me mesazh vjen pas 24 orëve ndërsa me e-albania, menjëherë.

Video, mënyrat si mund të marrim leje:

Ndërkohë, në Shqipëri janë 223 persona të infektuar me Covid-19 dhe numri i viktimave ka shkuar në 11. 44 nga të infektuarit janë të shëruar, ndërkohë që harta e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Fier, Korçë, Shkodër dhe Tropojë.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet plani i masave per covid-19 viktimat e covid ne shqiperi plani i masave per covid-19 viktimat e covid ne shqiperi

Sondazh

Poll