Aktualitet

“E tmerrshme, shoh njerëz të grupuar në rrugë, s’dinë ç’luftë bëhet tek Infektivi”/ Apeli i mjekes Çomo për qy

30 Mars 2020, 07:14 Nga DOSJA
“E tmerrshme, shoh njerëz të grupuar në rrugë,

Tiranë- Shefja e Spitalit Infektiv në QSUT, Najada Çomo iu ka bërë thirrje qytetarëve që të qëndrojnë në shtëpi dhe të mos dalin në rrugë grumbull, pasi rreziku për t’u infektuar është i madh. Nëpërmjet një videoje të publikuar nga ministrja, Ogerta Manastirliu,  mjekja ka treguar edhe gjendjen e të infektuarve tek Infektivi, ku është shprehur se disa prej tyre janë në gjendje të rëndë. Ajo thekson se në këtë spital mjekët po bëjnë luftë me virusin dhe qytetarët duhet të ndërgjegjësohen për këtë situatë.

Mesazhi i mjekes:

Ju përshëndes nga Shërbimi Infektiv, aty ku është numri i lartë i pacientëve të shtruar nga koronavirusi. Doja t’iu jap një informacion të shkurtër lidhur me situatën e të shtruarve, natyrisht që kemi forma të mesme dhe forma mjaft të rënduara dhe një numër mjaft të shtuar tek Infektivi. Lajm optimist është numri i personave të shëruar nga virusi. Do ju jap një informacion të shkurtër. Jemi të gjithë në krye të detyrës, 24 orë në 24 orë, por duhet rritur sensibilizimi i popullatës. Kur më duhet të lëviz në Tiranë për të ardhur në shërbim, shoh njerëz të grupuar dhe themi se është e tmerrshme që këta nuk e dinë se ç’ luftë bëhet në Shërbimin Infektiv. Të nderuar njerëz, qëndroni brenda, se është gjëja më e vogël që mund të bëni. I bëj thirrje atyre që kanë sëmundje kronike dhe të moshuarve të qëndrojnë kategorikisht në shtëpi, mos të dalin, se janë grupi më i rrezikuar. E kanë të vështirë situatën. Ne jemi këtu po ju bëni atë sakrificë, qëndroni në shtëpi. 

Ndërkohë, në Shqipëri janë 212 persona të infektuar me Covid-19 dhe numri i viktimave ka shkuar në 10. Ministria e Shëndetësisë njoftoi një ditë më parë se 40 nga të prekurit janë shëruar, por harta e infektimit është zgjeruar. Mirdita i është bashkuar listës së fundmi, me 1 të infektuar, ndërsa epiqendra është në Tiranë me 121 të infektuar. 4 pacientë tek Infektivi ndodhen në intubim. Autoritetet kanë vetëm një thirrje për qytetarët: Qëndroni brenda!

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet najada çomo viktimat e covid ne shqiperi najada çomo viktimat e covid ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 30 Mars 2020, 06:55

Tiranë- Zv. Presidenti i Shoqatës së Boplogëve për Europën Perëndimore, mikrobiologu Dzihan Abazoviç në një lidhje direkt për “ABC 4 Mëngjesit” është shp...