Aktualitet

Italiani performon himnin e Shqipërisë në mes të sheshit, Rama: U drithërova kur e dëgjova, zotëri fisnik

30 Mars 2020, 07:16 Nga DOSJA
Italiani performon himnin e Shqipërisë në mes të sheshit,

ITALI– Një qytetar italian ka realizuar performuar Himnin Kombëtar shqiptar në Ovada, Alessandria, në nder të 30 mjekëve dhe infermierëve që udhëtuan drejt vendit fqinj. Në një video të publikuar nga qytetarët në rrjetet sociale, shihet se si italiane kërkon të falenderojë Shqipërinë për ndohmën e dhënë, teksa shprehet se vendi ynë është si ai shoku që e ndan edhe 1 euroshin e fundit që ka, me mikun tij.

Do performoj himnin e Shqipërisë. Përsa i përket kryeministri Edi Rama, ai ka treguar se ka një bujari të madhe sepse Shqipëria nuk ka para për të hedhur. Është si ai miku i ngushtë që ka euron e fundit në portofol dhe e ndan me ty. Nuk e di nëse e lexoj mirë, por dua ta këndoj këtë himn. “Himni kombëtar” mirë e thashë e?”,- thotë ai dhe më pas vijon me të luajë muzikën e Himnit Kombëtar Shqiptar.

Të njëjtën video e ka publikuar edhe kryeministri Edi Rama, i cili krahas saj shkruan se është drithëruar kur e ka dëgjuar.

“MIRËMËNGJES. Kam marrë me shumë kënaqësi e kthyer me po aq përunjësi falenderime, mijëra mesazhe nga Italia, që nga kryeministri, ministra e lider partish, senatorë, deputetë, tek njerëz të kulturës e të sportit dhe njerëz të panjohur, që kalonin sms e tyre përmes shqiptarësh në Itali, të cilët edhe ata më kanë shkruar pafund nga ana e tyre… Por, kur më erdhi dorë pas dore mbrëmë vonë, KJO VIDEO E BËRË NË BALLKON NGA NJË QYTETAR ITALIAN, JAM DRITHËRUAR FORT dhe në pamundësi për t’ia dhënë dot drejtëpërdrejtë, falenderimin e thellë që meriton ky njeri i panjohur, JAM I BINDUR SE TË GJITHË JU, DO TË BASHKOHENI ME MUA, duke e ndarë me të tjerë këtë perlë të rrallë, derisa do Zoti i mbërrin në dorë me një #graziedicuoredalalbania, dikujt që e njeh këtë zotëri fisnik,”– shkruan Rama krah videos.

Shqipëria nisi 30 mjekë drejt Italisë, për të qenë në vijën e parë të luftës kundër COVID-19. Dërgimi i mjekëve është bërë pas një marrëveshje mes Edi Ramës dhe Luigi Di Maio. Mjekët shqiptarë do ndihmojnë kolegët e tyre dhe po ashtu do marrin dhe ekperiencën. Rama dhe Manastirliu përcollën mjekët deri në Rinas, ku u thanë se ata po shkojnë në luftë.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet edi rama italiani dhe himni i shqiperise mjeket shqiptare ne itali edi rama italiani dhe himni i shqiperise mjeket shqiptare ne itali

Sondazh

Poll

Aktualitet 30 Mars 2020, 06:55

Tiranë- Zv. Presidenti i Shoqatës së Boplogëve për Europën Perëndimore, mikrobiologu Dzihan Abazoviç në një lidhje direkt për “ABC 4 Mëngjesit” është shp...