Aktualitet

223 të infektuar dhe 12 viktima/ Harta e rasteve zgjerohet në ‘zonat e kuqe’, shërohen 44 pacientë (SITUATA)

30 Mars 2020, 05:51 Nga DOSJA
223 të infektuar dhe 12 viktima/ Harta e rasteve zgjerohet në

SHQIPËRI-  Sot kanë humbur betejën me jetën edhe dy pacientë që po kuroheshin në Spitalin Infektiv. Në mëngjes ndërroi jetë pas një infarkti kardiak teksa ishte duke u trajtuar nga koronavirusi 79-vjeçari nga Tirana, B.H. Ndërsa në mbrëmje u nda nga jeta pacienta 82-vjeçare nga Tirana. Vdekja e tyre e çon numrin e viktimave në 12, këtë të hënë, që nis edhe me masa më të ashpra për lëvizjen e qytetarëve. Sot, janë zbuluar edhe 11 raste të reja të infektuar me COVID-19, dhe në total janë 223 të infektuar. 4 pacientë ndodhen në gjendje të rëndë, në spitalin Infektiv të vendosur në frymëmarrje të drejtuar.

Ndërkohë që harta e të prekurve sa shkon edhe zgjerohet në zonat që cilësohen si epiqendrat e koronavirusit. Tirana, Fieri, Korça, Tropoja dhe Shkodra kanë patur raste të reja gjatë 24 orëve, ndërkohë që ka edhe shpresë. Numri i të shëruarve në Shqipëri ka arritur në 44, mes tyre edhe dy gra të moshuara nga Durrësi, përkatësisht 80 dhe 85-vjeç. Foton e njërës prej tyre, e ndau mëngjesin e të hënës edhe kryeministri Edi Rama në rrjetet sociale.

Mjekët dhe qeveria iu kanë bërë thirrje qytetarëve që të qëndrojnë të izoluar në banesat e tyre. Nga sot, hyn në fuqi masa e re, që çdo qytetar për të bërë pazar një orë në ditë, duhet të njoftojë autoritetet 24 orë para për të marrë leje.

(J.V;F.G/Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi viktimat e covid ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi viktimat e covid ne shqiperi

Sondazh

Poll