Aktualitet

Mbyllet tregu i fruta-perimeve në Durrës, 300 tregtarë ngrihen në protestë dhe përplasen me policinë: s’na lajmëroi as

30 Mars 2020, 07:58 Nga DOSJA
Mbyllet tregu i fruta-perimeve në Durrës, 300 tregtarë ngrihen

DURRËS– Mbyllja e tregut të fruta-perimeve në Durrës ka sjellë përplasje mes tregtarëve dhe efektivëve të policisë. Si çdo ditë tjetër, tregtarët kanë shkuar në punë edhe ditë ne sotme por kanë gjetur dyert e tregut të mbyllura dhe janë ngritur në protestë.

Në raportimin e bërë në Faxnews, tregtarët u shprehën se nuk ka pasur asnjë lloj lajmërimi për mbylljen e tregut dhe se çdo gjë është bërë pa asnjë lajmërim nga ana e drejtuesve apo në media. Aktualisht 300 tregtarë të licensuar ushtrojnë aktivitetin aty, janë ngritur në protestë dhe kërkojnë që të punojnë. Ndërkohë mësohet se ky treg do të spostohet në 3 vende të tjera, të cilat tashmë janë krijuar për tregtimin e frutave dhe perimeve, tek shkolla shkolla “Leonik Tomeo” është gati, ndërsa vazhdon puna për përfundimin e dy të tjerëve.

Ndërkohë numri i të infektuarve në Shqipëri nga Covid-19 ka shkuar në 22, mes tyre 11 viktima. 4 pacientë ndodhen në gjendje të rëndë, në spitalin Infektiv, pasi janë në intubim.  Mjekët dhe qeveria bën thirrje që qytetarët të qëndrojnë të izoluar në banesat e tyre. Nga sot, hyn në fuqi masa e re, që çdo qytetar për të bërë pazar një orë në ditë, duhet të njoftojë autoritetet 24 orë para për të marrë leje. Po kështu,  lejohet që të dalë për të bërë pazar vetëm një familjar.

(f.m;f.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet durres koronavirusi ne shqiperi mbyllet tregu ne durres plani i masave per covid-19 tregtaret perplasen me policine viktimat e koronavirusit ne shqiperi durres koronavirusi ne shqiperi mbyllet tregu ne durres plani i masave per covid-19 tregtaret perplasen me policine viktimat e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 30 Mars 2020, 06:55

Tiranë- Zv. Presidenti i Shoqatës së Boplogëve për Europën Perëndimore, mikrobiologu Dzihan Abazoviç në një lidhje direkt për “ABC 4 Mëngjesit” është shp...