Aktualitet

“S’bëjmë dot ceremoni mortore siç e do tradita”/ Sidrit Bejlerit i vdes vjehrri, thirrja që ka për miqtë dhe familja

30 Mars 2020, 08:04 Nga DOSJA
“S’bëjmë dot ceremoni mortore siç e do

Tiranë- Vjehrri i këngëtarit të njohur shqiptar, Sidrit Bejleri ka ndërruar jetë, pasi vuante nga një sëmundje e rëndë. Këtë lajm e ka dhënë këngëtari në rrjetet sociale, i cili është shprehur se ceremonia mortore nuk mund të zhvillohet siç e do tradita, pasi në vend është përhapur COVID-19. Ai iu bën thirrje të afërme dhe miqëve, që ta kujtojnë të ndjerin me lutje.

“Sot vjehrri im i nderum dhe besimtari i mirë Hadi Bushati, pas një sëmundjeje të gjatë, ia ktheu shpirtin Krijuesit të Gjithësisë. Në këto ditë të trazuara, kur as cermonitë mortore nuk mund të zhvillohen siç është tradita, ju lutem kujtojeni me lutje (dua)! Nuk dihet se kujt ia pranon Zoti Fuqiplotë lutjen. Të Zotit jemi dhe tek Ai kthehemi. Zoti e pastë mëshiru dhe qoftë i Xhenetit! Amin”, shkruan Sidriti.

Ndërkohë, në Shqipëri janë 212 persona të infektuar me Covid-19 dhe numri i viktimave ka shkuar në 10. Ministria e Shëndetësisë njoftoi një ditë më parë se 40 nga të prekurit janë shëruar, por harta e infektimit është zgjeruar. Mirdita i është bashkuar listës së fundmi, me 1 të infektuar, ndërsa epiqendra është në Tiranë me 121 të infektuar. 4 pacientë tek Infektivi ndodhen në intubim. Autoritetet kanë vetëm një thirrje për qytetarët: Qëndroni brenda!

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet sindrit bejleri viktimat e covid ne shqiperi sindrit bejleri viktimat e covid ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 30 Mars 2020, 06:55

Tiranë- Zv. Presidenti i Shoqatës së Boplogëve për Europën Perëndimore, mikrobiologu Dzihan Abazoviç në një lidhje direkt për “ABC 4 Mëngjesit” është shp...