Aktualitet

20 ditë të bllokuar/ Riatdhesohen 120 shqiptarët e parë nga Italia, bashkë me Cakajn duhet të karantinohen për 14 ditë

28 Mars 2020, 20:44 Nga DOSJA
20 ditë të bllokuar/ Riatdhesohen 120 shqiptarët e parë nga

TIRANË- Avioni “Lasgushi”, pasi dërgoi në itali 30 mjekët është kthyer me 10 shqiptarë që ishin bllokuar prej 20 ditësh në Itali. Sipas informacioneve mësohet se mbrëmjen e sotme, është ulur në Rinas avioni i “Air Albania”, i cili në bord kishte dhe ministrin në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj.

Shqiptarët të riatdhesuar janë shprehur se nuk kanë pasur simptoma të koronavirusit por do të vetëizolohen për 14 ditët e ardhshme, në bazë të protokollit.

Por dhe Gent Cakaj duhet të izolohet për 14 ditë, pasi ia në Itali u pa që mund kishte asnjë masë mbrojtëse dhe mund të jetë infektuar nga COVID-19.  Operacionet e riatdhesimit do të vijojnë dhe në ditët e tjera, me të gjitha shtetet ku kanë mbetur shqiptarë.

Ndërkohë, në Shqipëri janë 186 të infektuar me Covid-19, mes tyre 4 fëmijë, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 10. 31 nga të prekurit janë shëruar, por harta e infektimit është zgjeruar. Puka i bashkohet listës me 2 të infektuar, ndërsa epiqendra është në Tiranë me 107 të infektuar. 12 mjekë dhe infermierë janë prekur, ndërkohë që Spitali Infektiv, COVID1 po mbush kapacitetet me 77 shtretër. Autoritetet kanë vetëm një thirrje për qytetarët: Qëndroni brenda!

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet avioni lasgush masat kunder covid 19 operacioni i riatdhesimit riatdhesohen 120 shqiptare avioni lasgush masat kunder covid 19 operacioni i riatdhesimit riatdhesohen 120 shqiptare

Sondazh

Poll