Aktualitet

Edhe një tjetër pacient lë spitalin: Është luftë jo vetëm fizike, mjekët kanë bërë një punë të shkëlqyer

28 Mars 2020, 18:41 Nga DOSJA
Edhe një tjetër pacient lë spitalin: Është luftë

TIRANË- Një tjetër pacientë i prekur me COVID-19 ka lënë sot spitalin e Invektivit. Ka qenë vetëm ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu e cila ka publikuar videon e pacientit ëe falenderon stafin mjekësor.

“Edhe një tjetër pacient ka dalë sot i shëruar nga spitali infektiv?? Mirënjohëse deri në përunjësi për punën dhe sakrificën e pashoqe të prof. Najada Çomos dhe të gjithë ekipit të mjekëve, infermierëve, imazheristëve, sanitareve që po luftojnë me armikun e padukshëm #COVID-19 në shërbim të pacientëve??#KrenarePërMjekët”, shkruan Manastirliu.

I riu shprehet se mjekët kanë bërë një punë madhështore me të dhe e kanë ndihmuar shumë dhe tani ai është shëruar plotësisht. “Jam Vladimiri, pas 20 ditësh po largohem nga spitali i shëruar plotësisht. Falenderoj stafin mjekësor që kanë bërë një shërbim madhështor ndaj meje, gjithë sanitarët që vinin pastronin dhomat shpesh. Sinqerisht jam i kënaqur nga përkujdesja që kanë treguar stafi i infektivit, ma kanë bërë më të lehtë sepse kjo ka qenë një luftë e fortë jo vetëm fizike, por edhe psikologjike. Pa këta nuk do ja kisha dalë“, shprehet ai. 

Ndërkohë, në Shqipëri janë 186 të infektuar me Covid-19, mes tyre 4 fëmijë, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 10. 31 nga të prekurit janë shëruar, por harta e infektimit është zgjeruar. Puka i bashkohet listës me 2 të infektuar, ndërsa epiqendra është në Tiranë me 107 të infektuar. 12 mjekë dhe infermierë janë prekur, ndërkohë që Spitali Infektiv, COVID1 po mbush kapacitetet me 77 shtretër. Autoritetet kanë vetëm një thirrje për qytetarët: Qëndroni brenda!

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet masat kunder covid 19 ogerta manastirliu pacienti i sheruar masat kunder covid 19 ogerta manastirliu pacienti i sheruar

Sondazh

Poll