Aktualitet

Tjetër rast me COVID-19 në Shkodër, infektohet dhe një anëtar i familjes së 35-vjeçarit që u zyrtarizua dje

28 Mars 2020, 16:40 Nga DOSJA
Tjetër rast me COVID-19 në Shkodër, infektohet dhe një

SHKODËR- Një tjetër rast me COVID-19 është konfirmuar këtë pasdite në Shkodër. Burime për Dosja.al, bëjnë me dije se  rasti i radhës është nga familja e e 35-vjeçarit që u konfirmuar dje nga Ministria e Shëndetësisë.

Ministria ende nuk ka një njoftim zyrtar, por mësohet se sot një anëtar i familjes së 35-vjeçarit ka rezultuar me koronavirus dhe tashmë në këtë qart numri i të prekurve ka shkuar në 8.

Ndërkohë, në Shqipëri janë 186 të infektuar me Covid-19, mes tyre 4 fëmijë, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 10. 31 nga të prekurit janë shëruar, por harta e infektimit është zgjeruar. Puka i bashkohet listës me 2 të infektuar, ndërsa epiqendra është në Tiranë me 107 të infektuar. 12 mjekë dhe infermierë janë prekur, ndërkohë që Spitali Infektiv, COVID1 po mbush kapacitetet me 77 shtretër. Autoritetet kanë vetëm një thirrje për qytetarët: Qëndroni brenda!

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shkoder masat kunder covid 19 koronavirusi ne shkoder masat kunder covid 19

Sondazh

Poll