Aktualitet

Shkojnë në Itali 30 mjekë shqiptarë, Rama: S’e shohim dot Italinë në hall, po ikni në luftë. Di Maio: Faleminderit!

28 Mars 2020, 11:41 Nga DOSJA
Shkojnë në Itali 30 mjekë shqiptarë, Rama: S’e shohim

TIRANË- Tridhjetë mjekë shqiptarë kanë mbërritur sot në Itali në ndihmë të kolegëve të tyre për të përballuar situatën e koronavirusit. Mjekët u nisën pasdite nga Rinasi, ku për ti përcjell kishte shkuar dhe Kryeministri Edi Rama, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu dhe ajo e Infrastrukturës, Belinda Balluku. Ndërkohë në Rome u pritën nga ministri i Jashtëm i Italisë, Luigi Di Maio. Ai në një reagim tha se ishte shumë mirënjohës shqipërisë për këtë ndihmë.

Personeli shëndetësor u dërgua pas një bisede telefonike mes kryeministrit shqiptar Edi Rama dhe ministrit të Jashtëm italian Luigi Di Maio, i cili ka filluar që të kërkojë ndihmë ndërkombëtare për përballimin e situatës në vend. Deri më tani, u është përgjigjur vetëm Kina dhe Rusia.

Mjekët shqiptarë do të qëndrojnë në Itali për një muaj dhe do të paguhen nga Shqipëria me një pagë të vendosur nga Rama. Shpërblimi i mjekëve dhe infermierëve, që do të ofrojnë shërbim shëndetësor sipas pikës 1, të këtij vendimi, do të jetë në vlerën 3 000 (tre mijë) euro në muaj për mjekët dhe 2500 (dy mijë e pesëqind) euro në muaj për infermierët.

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në Rinas, iu drejtua mjekëve që po shkojnë në Itali në dy gjunë, në shqip dhe italisht. Kreu i qeverisë u shpreh se ata po shtkojnë në luftë kundër një armikut të padukshëm, i cili është një armik ndërkombëtar. 

Ndërkohë Italia në total ka shënuar 9,134 persona, ndërsa 86.498 janë të prekur nga pandemia. Kreu i Institutit Kombëtar të Shëndetit në Itali paralajmëroi që infeksionet ende nuk kanë arritur kulmin e tyre. 

(K.M. A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet edi rama koronavirusi ne itali koronavirusi ne shqiperi mjeket shqiptare ne itali edi rama koronavirusi ne itali koronavirusi ne shqiperi mjeket shqiptare ne itali

Sondazh

Poll