Aktualitet

“COVID-19 është një ëndërr e keqe që do kalojë një ditë”, mjeku Kalo thirrje qytetarëve: Mos dilni nga shtëpi

28 Mars 2020, 19:46 Nga DOSJA
“COVID-19 është një ëndërr e keqe që do

TIRANË- Mjeku i njohur, Tritan Kalo, shkruan se qytetarët duhet të dëgjojnë këshillat e mjkëve dhe të mos dalin nga shtëpia pa ndonjë arsye. Në një reagim në Facebook, Kalo shkruan se  shumë kanë vështirësi ekonomike, por jeta është më e vlefshme se gjithçka tjetër.  Mjeku shkruan se COVID-19 është një ëndërr e keqe që do kalojë një ditë dhe nëse përpiqemi të gjithë bashkë do ja dalim të mposhtim këtë virus.

KURDOHERË me ju dhe për ju….Shërbimi i Sëmundjeve Infektive, QSUT, 28.03.2020….Bashkëqytetarë, JU LUTEM, JU LUTEM VEJANI VESHIN KËSHILLAVE TONA….MOS DILNI në asnjë mënyrë nga shtëpitë tuaja pa ndonjë arësye madhore për shëndetin….E dimë që SHUMË PREJ JUSH janë në vështirësi ekonomike, POR jeta e juaj është më e vlefshme se gjithshka….KJO ËNDËR E KEQE me emrin COVID-19 një ditë do të kalojë, POR JETËT TUAJA TË PAÇMIMTA askush nuku mundet tua rikthej….Dita nis për së mbari me dy infermjerët e turnit në Pavjonin e parë, Anxhela dhe Mandi, të dy plot dëshirë dhe vullnet për tju shërbyer të sëmurëve tanë….KURRË nuk mundet të harrohet në këto ditë edhe kontributi i Policisë së Shtetit, të cilët po sakrifikojnë jo pak për të ruajtur rendin rreth ngrehinës së Covid-1, sikundër konvencionalisht njihet tashmë, Shërbimi i Sëmundjeve Infektive….SË BASHKU NE DO TIA DALIM MBANË ME SIGURI, ndaj ju lutem, Na dëgjoni dhe mbi të gjitha MOS nguroni të dëgjoni zërin e Ndërgjegjes suaj…. VETNDËRGJEGJËSOHUNI!!!!”, shkruan Kalo.

Ndërkohë, në Shqipëri janë 186 të infektuar me Covid-19, mes tyre 4 fëmijë, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 10. 31 nga të prekurit janë shëruar, por harta e infektimit është zgjeruar. Puka i bashkohet listës me 2 të infektuar, ndërsa epiqendra është në Tiranë me 107 të infektuar. 12 mjekë dhe infermierë janë prekur, ndërkohë që Spitali Infektiv, COVID1 po mbush kapacitetet me 77 shtretër. Autoritetet kanë vetëm një thirrje për qytetarët: Qëndroni brenda!

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19 tritan kalo koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19 tritan kalo

Sondazh

Poll