Aktualitet

SHIFRA/ Ja sa qytetarë kanë marrë leje për dalje te e-Albania

28 Mars 2020, 18:44 Nga DOSJA
SHIFRA/ Ja sa qytetarë kanë marrë leje për dalje te

TIRANË- 22 mijë e 553 qytetarë kanë marrë deri tani leje për dalje te e-Albania. Një shifër e lartë kjo në pak orë duke marrë parasysh që mund të aplikojë vetëm një pjesëtar i familjes.
Lajmin e bën me dije drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, Mirlinda Karçanaj ndërsa pohon se përtej mërzive e acarimeve të momentit, totalisht të kuptueshme në kushtet e izolimit, qytetarët kanë treguar maturi.

“Deri tani 22 mijë e 553 qytetarë kanë bërë aplikimin në e-Albania dhe kanë marrë menjëherë miratimin e lejes për dalje nga dita e hënë. Kjo shifër tregon besimin e qytetarëve te teknologjia dhe te e-Albania që tashmë është familjar për këdo.

Përtej mërzisë, acarimeve të momentit, tërësisht të kuptueshme në kushtet e izolimit, qytetarët kanë treguar një maturi dhe sjellje për t’u admiruar. ??Me durim, minutë pas minute, ata po ndjekin procedurën e thjeshtë të marrjes së leje-daljes, në e-Albania!
Kjo sjellje do na shpërblehet në ditët dhe javët në vazhdim me më pak të dala dhe me më shumë jetë të mbrojtura”, shkruan Karçanaj.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet e albania koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19 mirlinda karçanaj e albania koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19 mirlinda karçanaj

Sondazh

Poll