Aktualitet

Pacientët e Sanatoriumit zhvendosen në Elbasan, mjeku Mezini: Rastet e para i presim javës tjetër

28 Mars 2020, 18:53 Nga DOSJA
Pacientët e Sanatoriumit zhvendosen në Elbasan, mjeku Mezini: Rastet e

TIRANË- Mjeku pneumolog Arjan Mezini ka treguar sot se spitali i Sanatoriumi është zbrazur dhe të gjithë pacientët janë  zhvendosur në Elbasan në Spitalin Rajonal. Në një lidhje direkte me emisionin “Kjo Javë”, mjeku tha se po punohet për të pritur javën e ardhshme rastet e para.

Sanatoriumi është zbrazur, pacientët tani do orientohen drejt spitalit Rajonal të Elbasanit ku është krijuar një nga klinikat, një nga shefat do mbajë një grup mjekësh pneumologë. 190 shtretër në Sanatorium.  Në dijeninë time, një pjesë infermierë numri i mjekëve të prekur është 4-5, përqindja më e madhe e tyre e ka kaluar në rast asimptomatik, pra kollë të lehtë, temperatyrë apo dhimbje muskujsh”, tha Arjan Mezini.

Ndërkohë, në Shqipëri janë 186 të infektuar me Covid-19, mes tyre 4 fëmijë, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 10. 31 nga të prekurit janë shëruar, por harta e infektimit është zgjeruar. Puka i bashkohet listës me 2 të infektuar, ndërsa epiqendra është në Tiranë me 107 të infektuar. 12 mjekë dhe infermierë janë prekur, ndërkohë që Spitali Infektiv, COVID1 po mbush kapacitetet me 77 shtretër. Autoritetet kanë vetëm një thirrje për qytetarët: Qëndroni brenda!

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arjan mezini masat kunder covid 19 spitali covid1 spitali i senatoriumit arjan mezini masat kunder covid 19 spitali covid1 spitali i senatoriumit

Sondazh

Poll