Aktualitet

Përfshihet nga flakët shkolla 9-vjeçare në Fier, i riu bën gjestin ‘heroik’. Thyen karantinën dhe shkon për të fikur

28 Mars 2020, 19:04 Nga DOSJA
Përfshihet nga flakët shkolla 9-vjeçare në Fier, i riu

Digjet njëklasë në shkollën 9 vjeçare “Kostandin Peto” të Fermës së çlirimit në Fier. Flakët, të cilat nuk dihet ende nga se janë shkaktuar kanë shkrrumbuar pothuajse të gjitha orenditë e klasës.

Menjëherë pranë shkollës kanë mbërritur forcat zjarrfikëse të Fierit, të cilët kanë bërë të mundur neutralizimin e flakëve, duke shmangur përhapjen e tyre edhe në mjediset e tjera të shkollës. Këta të fundit mësohet se janë njoftuar nga banorë të zonës, të cilët kanë parë tymin të dalë nga mjediset e shkollës.

Një banor, ka treguar se ka mbërritur i pari dhe ka fikur zjarrin me kova, edhe pse ka thyer karantinën për të fikur zjarrin. “Dola në oborr dhe më tha fqinja se po digjej shkolla. Erdha i pari me punonjësin e ujësjellësit. Prita sa erdhi pastruesja që hapi derën dhe u futa dhe u mundova të shuaja zjarrin me kova me ujë. Më pas erdhi zjarrfikësja dhe më ndihmuan edhe ata. Ka shumë dëme materiale klasa por edhe shkolla”.

Tashmë ka nisur puna për gjetjen e shkaqeve që kanë  çuar në përhapjen e flakëve në mjediset e shkollës, në një kohë që kjo e fundit prej javësh nuk funksionon

(Marrë nga ABCnews.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet i riu thyen karantinen konstandin peto zjarr ne fier i riu thyen karantinen konstandin peto zjarr ne fier

Sondazh

Poll