Aktualitet

23 vjet nga tragjedia e Otrantos, historia e trishtë e 81 shqiptarëve të vrarë nga anija italiane

28 Mars 2020, 17:06 Nga DOSJA

TIRANË–23 vite më parë, në 28 mars të vitit 1997 u vranë barbarisht 81 shqiptarët në Kanalin e Otrantos. Gjatë pasdites së 28 marsit të 1997 nga porti i Vlorës u nis anija e vjetër “Kater i Rades” me 115 emigrantë në bord, me destinacion Italinë.

Mëngjesin e asaj dite mediat italiane njoftuan se marrëveshja ndërmjet Italisë dhe Shqipërisë për bllokim detar është antikushtetuese. Në kuadër të këtij vendimi qeveria italiane kishte dërguar flotën ushtarake në kanalin e Otrantos për të ndaluar të gjithë shqiptarët që braktisnin Shqipërinë nga lufta civile.

Pas nisjes dhe kalimit në ujrat e Italisë anija “Kater i Rades” u përball me goditjet e  anijes luftarake “Sibilla”.

Anija “Sibilla” iu afrua shumë anijes shqiptare, aq sa pasagjerët “Katerit” panë dy burra mbi urën e anijes, ku njëri prej tyre  drejtonte një mitraloz dhe tjetri i bënte fotografi, e nga ana tjetër mbi kokat e tyre fluturonte një helikopter i marinës italiane, ku e gjithë ngjarja tragjike po filmohej nga lartë.

Nuk zgjati shumë shpresa se do ti shpëtonin atij iluzioni, dhe befas harku i anijes “Sibilla” goditi anijen shqiptare duke e bërë që të rrotullohet rreth vetes. Aty ishte tmerr teksa njerëzit mundoheshin të shpëtonin, disa dolën jashtë anijes, të tjerë rrëshkitën në ujë, por anija “Kater” u ngrit lart e më pas u fundos.

Me dy goditje të forta të anijes italiane, anija shqiptare u përmbysur e gjitha.

Ata që nuk dinin të notonin  u munduan të  hipnin mbi anije, por shumë gra e fëmijë u mbytën sepse nuk mundën dot të dilnin nga pjesa e poshtme e saj.

Ata që shpëtuan me  gomonet që ju hodhi anija italiane arritën të shkonin deri në Brindizi, por kur policia i mori nuk lejoi asnjë media t’iu afrohej atyre.

Pas gjashtë muajsh, autoritetet nxorrën nga fundi i detit anijen e mbytur,  “Kateri i Radës” ku brenda saj u gjenden shumë kufoma.

Por ajo plagë e hapur 23 vite më parë nuk ka arritur të shërohet kurrë. Autoritet italine fshehën për vite me radhë pamjet makabre kur goditën anijen me shqiptarë.

Kujtojmë që komandanti i anijes Sibilla u dënua vetëm me 2 vite burg, ndërsa Komandanti shqiptar i anijes Kater i Radës me 3 vite burg.

Por edhe pas kaq shumë vitesh familjarët e viktimave kërkojnë ende drejtësi, pasi humbën tragjikisht njerëzit e tyre të dashur si shkak i sulmit nga anija italiane.

Për çdo vit familjarët e viktimave të tragjedisë së Otrantos kanë hedhur buqeta me lule në portin e Vlorës. Ata vazhdimisht i kanë bërë thirrje shtetit dhe kërkojnë dëmshpërblimin që nuk e kanë marrë ende.

Megjithatë tragjedia e vitit të zi, 1997, nuk ndaloi aspak mijëra shqiptarë të tjerë që ju drejtuan Italisë, ku sot punojnë e jetojnë atje. Nëse  23 vite më parë e kishin të pamundur të shkelnin Italinë si në rastin e tragjedisë së Otrantos, sot shqiptarët e kanë më të lehtë të shkojnë në shtetin fqinj.

A.C/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet kater i rades tragjedia e otrantos kater i rades tragjedia e otrantos

Sondazh

Poll