Aktualitet

“Do kujdesemi ne për familjet tuaja kur ju nuk do jeni këtu”, Manastirliu mesazh mjekëve që do ndihmojnë Italinë

28 Mars 2020, 15:32 Nga DOSJA
“Do kujdesemi ne për familjet tuaja kur ju nuk do jeni

TIRANË- Ministrja e Shëndetësisë ka qenë sot në Rinas, ku u dha një mesazh mjekëse shqiptarë që po shkojnë drejt Italisë për të ndihmuar kolegët e tyre atje. Në fjalën e saj, Manastirliu u shpreh se kur ata nuk do jenë në Shqipëri do kujdeset ajo për familjet e tyre në këtë kohë lufte.

Janë nga e gjithë Shqipëria, një mision për jetën dhe një gjë u thashë para se të vinit ju, do doja që askush të mos binte pre e këtij armiku, ju premtojmë se për aq kohë sa ju nuk do jemi këtu, do kujdesemi ne për familjarët tuaj“, u shpreh ministrja.

Ndërkohë, në Shqipëri janë 186 të infektuar me Covid-19, mes tyre 4 fëmijë, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 10. 31 nga të prekurit janë shëruar, por harta e infektimit është zgjeruar. Puka i bashkohet listës me 2 të infektuar, ndërsa epiqendra është në Tiranë me 107 të infektuar. 12 mjekë dhe infermierë janë prekur, ndërkohë që Spitali Infektiv, COVID1 po mbush kapacitetet me 77 shtretër. Autoritetet kanë vetëm një thirrje për qytetarët: Qëndroni brenda!

(A.B. Dosja.al)

 

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet masat kunder covid 19 mjeket shqiptare ne itali ogerta manastirliu masat kunder covid 19 mjeket shqiptare ne itali ogerta manastirliu

Sondazh

Poll