Aktualitet

Denoncimi i Belind Këlliçit: Këta janë policët që përndjekin dhe përgjojnë qytetarët (FOTO+VIDEO)

21 Mars 2019, 17:23 Nga DOSJA
Denoncimi i Belind Këlliçit: Këta janë policët

TIRANË- Opozita zhvilloi sot një protestë që zgjati rreth 5 orë, e cila u mbajt para Kuvendit të Shqipërisë dhe u shoqërua me disa përplasje të vogla mes protestuesve dhe policisë. (Lexo këtu)

Menjëherë pas protestës, kryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka publikuar një video dhe disa foto, që sipas tij tregojnë sesi policia pa uniformë, ka ndjekur qytetarët gjatë protestës.

Sipas Këlliçit, “Edi Rama erdhi ne pushtet me bandat kriminale dhe si bande kriminale vazhdon ta drejtoje shtetin. Edi Rama e ktheu policine e shtetit ne sherbim te krimit dhe krimin e veshi me uniforme policie, e sot krahas mbjelljes dhe korrjes se hashashit, trafikimit te saj, pastrimit te parave qe vijne nga droga tani u eshte shtuar edhe ruajtja e padrinos nga populli”.

Më tej ai ka paralajmëruar se koha kur këta do të jenë para drejtësisë është e shpejtë.

Postimi i plotë:

Edi Rama erdhi ne pushtet me bandat kriminale dhe si bande kriminale vazhdon ta drejtoje shtetin. Edi Rama e ktheu policine e shtetit ne sherbim te krimit dhe krimin e veshi me uniforme policie, e sot krahas mbjelljes dhe korrjes se hashashit, trafikimit te saj, pastrimit te parave qe vijne nga droga tani u eshte shtuar edhe ruajtja e padrinos nga populli.

Keta jane civilet e bandes se Edi Rames qe perndjekin te rinjte dhe qytetaret qe protestojne. Pa asnje shenje identifikuese por me kodin e familjes mafioze te rilindjes dhunojne, ndalojne dhe cojne neper komisariate a bodrume bashkish te rinjte qe jane kunder padrinos. Po te kishte prokurori te pakapur, sot kapobanda dhe tufa e banditeve te tij do ishin para drejtesise. Por meqenese prokuroria eshte bere njesh me familjen mafioze te rilindjes, atehere i lind e drejta qytetareve t’u jape ate qe meritojne banditeve.

Shihini, mbajini mend dhe mos i harroni. Koha kur do te jene para drejtesise eshte e shpejte!

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet belind kelliçi protesta e opozites belind kelliçi protesta e opozites

Sondazh

Poll