Aktualitet

Iu rëndua gjendja, deputeti Adriatik Alimadhi u shtrua dje me urgjencë tek “Infektivi”/ Flasin mjekët: Ka sëmund

28 Mars 2020, 10:29 Nga DOSJA
Iu rëndua gjendja, deputeti Adriatik Alimadhi u shtrua dje me urgjencë

TIRANË– Ditën e djeshme, deputeti i opozitës së re dhe njëkohësisht kreu i “Ballit Kombëtar”,Adriatik Alimadhi u shtrua me urgjencë në spitalin Infektiv. 

Mjekët që po merren me trajtimin e tij kanë dhënë detaje lidhur me gjendjen e deputetit, i cili në momentin kur konfirmoi lajmin se kishte rezultuar pozitiv, njoftoi se kishte përdorur vetëm paracetamol.

Bluzat e bardha bënë me dije se deputeti po merr trajtim dhe se gjendja e tij nuk është e rënduar, por është stabël. Gjithashtu deputeti vuan edhe nga sëmundje bashkëshoqëruese, të cilat e ndërlikojnë edhe më shumë gjendjen e tij.

Ndërkohë, në Shqipëri janë 186 të infektuar me Covid-19, mes tyre 4 fëmijë, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 10. 31 nga të prekurit janë shëruar, por harta e infektimit është zgjeruar. Puka i bashkohet listës me 2 të infektuar, ndërsa epiqendra është në Tiranë me 107 të infektuar. 12 mjekë dhe infermierë janë prekur, ndërkohë që Spitali Infektiv, COVID1 po mbush kapacitetet me 77 shtretër. Autoritetet kanë vetëm një thirrje për qytetarët: Qëndroni brenda!

(K.M/DOSJA.AL)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet adriatik alimadhi koronavirusi ne shqiperi adriatik alimadhi koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 28 Mars 2020, 10:00

TIRANE– Një tjetër lajm i mirë vjen nga Spitali Infektiv, ku tashmë mësohet se ka dalë nga pavioni i të infektuarve me COVID-19, e ëma e pacientes 69, (vajza e ...