Aktualitet

Pas Skënder Bratajt, infektohet me koronavirus një tjetër pjesëtare e Task-Forcës, del pozitive Mirela Cami

28 Mars 2020, 09:51 Nga DOSJA
Pas Skënder Bratajt, infektohet me koronavirus një tjetër

TIRANË– Infektohet me koronavirus, drejtoresha e Përgjithshme e Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor, Mirela Cami. Mësohet se ajo ka pasur shenjat e para se i është nënshtruar testit, nga i cili ka rezultuar pozitive. 

Pas drejtorit të Urgjencës Kombëtare, Skënder Bratajt, Cami është e dyta anëtare e Task-Frorcës së Shëndetësisë që infektohet nga pandemia globale. Gjithashtu burime të Dosja.al bën me dije se Cami ka pasur kontakte me stafin mjekësor së fundmi gjatë inspektimeve. Mbetet e paqartë ende mënyra sesi ajo dhe Brataj janë infektuar. 

Ndërkohë, në Shqipëri janë 186 të infektuar me Covid-19, mes tyre 4 fëmijë, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 10. 31 nga të prekurit janë shëruar, por harta e infektimit është zgjeruar. Puka i bashkohet listës me 2 të infektuar, ndërsa epiqendra është në Tiranë me 107 të infektuar. 12 mjekë dhe infermierë janë prekur, ndërkohë që Spitali Infektiv, COVID1 po mbush kapacitetet me 77 shtretër. Autoritetet kanë vetëm një thirrje për qytetarët: Qëndroni brenda!

(K.M/DOSJA.AL)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet infektohet mirela cami koronavirusi ne shqiperi mirela cami infektohet mirela cami koronavirusi ne shqiperi mirela cami

Sondazh

Poll