Aktualitet

Gruaja nga Tirana nuk ‘gdhëndet’/ Hapi sërish lokalin edhe pas gjobës, i pezullohet leja për 6 muaj, Rama poston VIDEO-n

28 Mars 2020, 10:25 Nga DOSJA
Gruaja nga Tirana nuk ‘gdhëndet’/ Hapi sërish lokalin edhe

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë pamjet e mbylljes së një lokali në Tiranë, i cili kishte marrë më parë një gjobë. 

Pronarja e tij, me iniciale R. F., kishte hapur lokalin pavarësisht urdhërit të kreut të qeverisë për mbylljen e të gjitha ambienteve, duke u gjobitur me 100.000 lekë. Megjithatë ajo e hapi sërish lokalin, duke u kapur sërish por kësaj herë duhet të qëndrojë pa e hapur për 6 muaj.

NJOFTIMI I PLOTË:

TIRANË

Përsëriti shkeljen e urdhrit për mbylljen e lokaleve, i pezullohet aktiviteti për 6 muaj.

Specialistët e Krimit Ekonomik në Komisariatin e Policisë Nr. 4, në zbatim të pikës 7 të nenit 3 të Aktit Normativ nr. 3 datë 15.03.2020, i ndryshuar, kanë konstatuar një bar-kafe të hapur në rrugën “Sadik Petrela”, me pronare shtetasen R. F., e cila vazhdonte aktivitetin në kundërshtim me përcaktimin e këtij Akti.

Disa ditë më parë, ndaj pronarit të lokalit është vendosur masa administrative 100.000 lekë dhe për shkelje të përsëritur, iu vendos masa administrative e mbylljes së aktivitetit për një periudhë 6-mujore. Që nga dalja e këtij Akti Normativ deri tani janë ndëshkuar 146 administratorë lokalesh, për shkelje të Aktit Normativ.

Kryeministri Edi Rama njoftoi qysh dje se nga e hëna masat për të lejuar lëvizjen do të ashpërsohen. Kështu, Rama prezantoi bashkë me AKSHIN, metodën e re për të lejuar lëvizjen, e cila nuk përfshin pensionistët, të cilët e kanë të ndaluar lëvizjen. Nga e hëna orari i lejuar për të bërë pazare është nga ora 05:00 deri në orën 13:00, përmes një leje e cila do të merret me metodat e sipërpërmendura. Leja është vetëm për një person të familjes, e vlefshme për 24 orë, dhe me afat 1 orë në ditë.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet edi rama koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19 edi rama koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19

Sondazh

Poll

Aktualitet 28 Mars 2020, 10:00

TIRANE– Një tjetër lajm i mirë vjen nga Spitali Infektiv, ku tashmë mësohet se ka dalë nga pavioni i të infektuarve me COVID-19, e ëma e pacientes 69, (vajza e ...