Aktualitet

‘Largohuni menjëherë nga Shqipëria’/ Ambasada Amerikane jep njoftimin e rëndësisshëm: Janë mbyllur fluturimet

28 Mars 2020, 09:24 Nga DOSJA
‘Largohuni menjëherë nga Shqipëria’/ Ambasada

TIRANË–  Ambasada Amerikane në Shqipëri ka bërë një njoftim të rëndësishëm për të gjithë shtetasit amerikanë që ndodhen në Shqipëri. Me anë të një njoftimi në Facebook, Ambasada njofton se të gjitha fluturimet janë tashmë mbyllur deri në një njoftim të dytë.

“Ambasada e Shteteve të Bashkuara po punon për të identifikuar mundësi të tjera udhëtimi për qytetarët amerikanë që duan të largohen nga Shqipëria. Nëse jeni qytetarë amerikanë dhe dëshironi të largoheni nga Shqipëria, kontaktoni menjëherë [email protected] me emrin tuaj, ditëlindjen, numrin e pashaportës dhe informacion kontakti në Shqipëri,”-shkruhet ndër të tjera në njoftim. 

Disa ditë më parë, Ambasada i kërkoi qytetarëve që të dalin nga Shqipëria dhe të rikthehen në SHBA, duke udhëtuar tranzit nga Turqia. Por ditën e sotme, edhe Turqia ka mbyllur kufijtë për të parandaluar përhapjen e koronavirusit. 

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ambasada amerikane koronavirusi ne shqiperi tirane ambasada amerikane koronavirusi ne shqiperi tirane

Sondazh

Poll