Aktualitet

I dënuar me 13 vite e 4 muaj burg në Torino, kapet kreu i bandës kriminale në Durrës, kush është Artur Vaqo

28 Mars 2020, 09:27 Nga DOSJA
I dënuar me 13 vite e 4 muaj burg në Torino, kapet kreu i bandës

DURRËS- Arrestohet nga Policia e Durrësit,  Artur Vaqo, i dënuar me 13 vite e 4 muaj burg në Itali pasi ishte shpallur në kërkim nga autoritetet italiane si i dënuar për trafik droge. Policia e Shtetit njofton se Vaqo konsiderohet nga autoritetet italiane si kreu i një organizate kriminale.

NJOFTIMI I PLOTË:

Strukturat e Policisë Durrës, krahas angazhimit maksimal për monitorimin e zbatimit të masave kufizuese të ndërmarra për parandalimin e përhapjes së COVID-19, vijojnë punën për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kapjen e personave që qarkullojnë me armë dhe lëndë narkotike, si dhe atyre të shpallur në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar.

Në këtë kuadër, specialistët për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve në Drejtorinë Vendore Durrës, në bashkëpunim me Interpol Tirana, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, bënë të mundur kapjen e shtetasit në kërkim ndërkombëtar: Artur Vaqo, 46 vjeç, banues në Durrës

Gjykata e Torinos, këtë shtetas e ka dënuar me 13 vjet e 4 muaj burg, për kryerjen e veprave penale “Drejtim i organizatës kriminale, me qëllim trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike” dhe “Përdorimi i armëve të zjarrit”, parashikuar nga Kodi Penal italian.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet durrsaku artur vaqo policia e durresit arrestohet durrsaku artur vaqo policia e durresit

Sondazh

Poll