Aktualitet

“Jam me COVID-19 bashkë me gruan”, Adriatik Alimadhi shkon në Infektiv pas ndërhyrjes së Ramës e Manastirliut: Jam në gjendje të stabilizuar

Adriatik Alimadhi tregon se është diagnostifikuar me COVID-19 që më datë 24 mars, dhe për tri ditë, asnjë mjek nuk ka shkuar ta vizitojë. Deputeti tregoi se kishte disa sditë me simptoma dhe kërkoi që shteti të kishte vëmendje ndaj tij. Pas thirrjes publike ai është shtruar në Invektiv, dhe siç shprehet dhe vetë për këtë gjë kishte ndërhyrë Rama dhe ministrja e shëndetësisë.
Featured image of article: “Jam me COVID-19 bashkë me gruan”, Adriatik Alimadhi shkon në Infektiv pas ndërhyrjes së Ramës e Manastirliut: Jam në gjendje të stabilizuar Adriatik Alimadhi, Ogerta Manastirliu, Edi Rama dhe spitali Infektiv

TIRANË– Deputeti Adriatik Alimadhi në një reagim në Facebook, ka treguar sot se një nga pacientët e prekur me COVID-19 është dhe ai. Në një reagim në Facebook, Alimadhi tregonte se prej ditësh por kurohej vetën në shtëpi, ku ishte i ifektuar bashkë me gruan.

Deputeti me anë të një letre të hapur tregonte vuajttjet që kishte kaluar duke u shprehur se Rama nuk po kujdeset për shëndetin e tij dhe të popullit, pasi nuk i kishte kthyer përgjigje. Ai hidhe akzua kundër Kryeministrit, por ky i fundit iu përgjigj duke i uruar shërim të shpejtë.

Pasdite gjendja e Alimadhit është rënduar pak, por sërish ai është i stabilizuar dhe ka shkuar në spitalin Infektiv ku do vijojë kurimin në ditët në vijim. Në një prononcim, ligjvënësi u shpreh se pak reagimit të Ramës e Manastirliut ai do shtrohet në spital.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndërkohë, në Shqipëri janë 186 të infektuar me Covid-19, mes tyre 4 fëmijë, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 8. 31 nga të prekurit janë shëruar, por harta e infektimit është zgjeruar. Puka i bashkohet listës me 2 të infektuar, ndërsa epiqendra është në Tiranë me 107 të infektuar. 12 mjekë dhe infermierë janë prekur, ndërkohë që Spitali Infektiv, COVID1 po mbush kapacitetet me 77 shtretër. Autoritetet kanë vetëm një thirrje për qytetarët: Qëndroni brenda!

(A.B. Dosja.al)

  • 18:55

    Alimadhi flet për gjendjen shëndetësore: Pas ndërhyrjes së Ramës e Manastirliut do shkoj në Invektiv

    Deputeti i opozitës, Adriatik Alimadhi ka folur sot sërish për gjendjen e tij shëndetësore. Në një reagim për ABC News ka thënë se gjendja e tij shëndetësore është e stabilizuar.

    Adriatik Alimadhi, deputet

    Deputeti është shprehur se dërgimi i tij në spital po bëhet pasi ka reaguar kryeministri dhe ministrja e Shëndetësisë.

     

  • 18:04

    Rëndohet gjendja shëndetësore e deputetit Alimadhi, dërgohet me urgjencë te Infektivi

    Gjendja shëndetësore e deputetit Adriatik Alimadhi është rënduar. Sipas informacioneve mësohet se deputeti është dërguar sot pasdite me urgjencë tek Infektivi, ku do të vijojë dhe kurimin për COVID-19.

  • 15:18

    Rama: I uroj shërim të shpejtë i mirëkuptoj fjalët e tij të tepërta

    Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas konfirmimit të infektimit me COVID-19, të deputetit opozitar, Adriatik Alimadhi. Në një reagim në mediat sociale, Rama shkruan se i uron shërim sa më të shpejtë deputetit dhe i mirëkupton fjalët e tij të tepërta. 

    Adriatik Alimadhi dhe Edi Rama

    Më tej Kryeministri shprehet se  i lutet që të ndjekë këshillat e mjekëve e të mos mbistresohet për strategjinë e luftës që e kanë vendosur ekspertët e shkëlqyer dhe jo politikanët. 

    I uroj shëndet e shërim të shpejtë zotit Alimadhi dhe i mirëkuptoj fjalët e tij të tepërta në kushtet në të cilat ndodhet, duke iu lutur të ndjekë këshillat e mjekëve e mos mbistresohet për strategjinë e luftës, të cilën e vendosin ekspertët e shkëlqyer që kemi jo ne politikanët!“, shkruan Rama. 
  • 14:40

    I infektuar me koronavirus, 9 ditë më parë deputeti Alimadhi thyente si ‘rebel’ karantinën, ja kush ishte xhiroja e tij fatale

    Deputeti i Kuvendi të Shqipërisë, Adriatik Alimadhi dhe bashkëshortja e tij kanë rezultuar pozitiv me koronavirus. Lajmin e ka konfirmuar vetë deputeti me anë të një reagimi zyrtar lidhur me gjendjen e tij.

    Deputeti tha se kishte shkuar që të vizitohej më datë 24, ditë kur nuk i kishte duruar dot më simptomat e pandemisë. Mirëpo disa ditë më parë, deputeti ka qënë një nga rebelët që shkelte urdhërat e kryeministrit Edi Rama duke dalë nga shtëpia edhe gjatë orarit të ndaluar. Në videon e mëposhtme, e regjistruar më datë 19 mars rreth orës 10:00-11:00 të paraditës, deputeti është ndaluar nga efektivët e Policisë, të cilët i kërkuan që të shkonte në shtëpi pasi orari kishte mbaruar.

    “Po shkoj, po futem në shtëpi,”-iu përgjigj efektivëve- Alimadhi, ndërkohë që afati kur mund të lëvizte kishte mbaruar. Me siguri kjo ka qënë një prej xhirove fatale, që ka sjellë edhe infektimin e kreut të “Ballit Kombëtar”.

  • 13:46

    Adriatik Alimadhi infektohet nga COVID-19: Kam edhe gruan sëmurë, Rama s’është interesuar për mua, asnjë mjek s’më ka parë!

    Deputeti i opozitës së re, Adratik Alimadhi njofton se është infektuar nga koronavirusi. Alimadhi thotë se edhe bashkëshortja e tij është e infektuar, ndërkohë që akuzon kryeministrin Edi Rama se nuk është interesuar për gjendjen e tij, teksa shton se ka njoftuar kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçi të cilit i ka thënë se nuk ka interesim, dhe vetë kryeparlamentari i ka premtuar se do të bëjë çmos për t’i ngritur vëmendjen. Alimadhi tregon se është diagnostifikuar me COVID-19 që më datë 24 mars, dhe për tri ditë, asnjë mjek nuk ka shkuar ta vizitojë. “Me shoqeruan me ambulance. Po çfare ambulanca flisni ju more? Kur hipa ne te si ne frigorifer, me xhama te hapura qe nuk mbylleshin. C’te them! Nje mjet qe nuk i plotesonte kurre parametrat per te semure. Dakord, shkova ne sanatorium, doktoret atje ishin shume korrekt dhe pasi me moren te gjitha analizat me thane ejani neser ne mengjes per te bere nje skaner. Ashtu bera, ata me bene edhe tamponin. Shkova ne oren 8 te mengjezit bera skanerin, i cili me nxorri me problem ne mushkri.”-tregon ai. 

    Adriatik Alimadhi, deputet i Kuvendit

    Mënyra sesi po trajtohet, deputeti e tregon vetë, kur thotë se njëherë e pi ai paracetamolin e njëherë gruaja. “Ne po perballemi vetem ne kete menyre gati prej nje jave, une sebashku me bashkshorten po e beje me radhe, e pi une nje paracetamol i pari, dhe i beje sherbimin asaj. Me pas e pi ajo paracetamolin dhe me bene ajo mua sherbim.”, sqaron deputeti. 

    POSTIMI I PLOTË

    I nderuar z. Kryeminister! Nuk kisha ndermend ta beja publike gjendjen time shendetesore pasi analizat nga ISHP me nxorren pozitiv. Duke ju pare ju dhe ministren e shendetesise ne te cilen shetisnit shume serbest sepse e keni vene perpara kete popull duke i thene vetem futuni brenda… Mire keni bere dhe per kete jemi shume dakord! Bashkeshortja te cilen e ka kapur edhe ate virusi po me thoshte si nuk kane turp keta, si genjejne keta, si mashtrojne keta?! E kjo kuptohet sepe ime shoqe dinte dhe po ndjek gjithe ecurine time.

    Po ju pershkruaj cfare kam bere une si proces: Ne date 24 te ketij muaji ne oret e vona te nates u paraqita ne urgjence. Me bene viziten, analizat, si dhe nje grafi per mushkrite. Doktoresha me tha qe duhet te shkoni per vizite ne sanatorium dhe ashtu bera.

    Me shoqeruan me ambulance. Po çfare ambulanca flisni ju more? Kur hipa ne te si ne frigorifer, me xhama te hapura qe nuk mbylleshin. C’te them! Nje mjet qe nuk i plotesonte kurre parametrat per te semure. Dakord, shkova ne sanatorium, doktoret atje ishin shume korrekt dhe pasi me moren te gjitha analizat me thane ejani neser ne mengjes per te bere nje skaner. Ashtu bera, ata me bene edhe tamponin. Shkova ne oren 8 te mengjezit bera skanerin, i cili me nxorri me problem ne mushkri.

    Pasi e kishte pare doktoresha me thote se dyshojne per COVID 19. Gjithesesi, me tha ajo, kete do ta japim kur te marrim pergjigjen e analizave nga ISHP, pas ores 16, te dates 24 mars. Ashtu bera, pas ora 18 po e asaj dite me merre ne telefon doktoresha dhe me thote pergjigja e ISHP eshte; keni dale pozitiv.

    Po ate dite njoftova kryetarin e Kuvendit me nje SMS mbi gjendjen time shendetsore. Per hire te se vertetes me mori menjehere ne telefon dhe me pyeti per gjendjen shendetedore. I kerkova nderhyrjen e tij prane autoriteteve perkatese. Po ashtu ai me mori perseri sot ne telefon duke me pyetur perseri per gjendjen shendetesore, me pyeti ka pasur interesim apo jo? I thash jo dhe asgje deri tani. Si ore jo tha…fare, fare? Po i tash asnje interesim. Mire me tha se po interesohem une dhe per kete e falenderoj. Po mire z. Kryeminister, analizat kane dale qe ne daten 24 sot data 27, si nuk tregohet aspak interesim? Po mire kjo, njerezit e mi te dashur qe kam qene ne kontakt i bien 127 dhe interesohen per mua, pergjigja e tyre e dini cila eshte; keni temperature pini paracetomol etjera… Po mire ata, po une qe kam dale pozitiv, ku eshte interesimi? Çfare duhet te beje une tani?

    Kartela ime eshte ne urgjencen e spitalit sanatorium. Analizat i ka bere ISHP, ku çohen me pas? Sigurisht qe proçesin duhet ta ndjek une por kur bera analizat ata me kerkuan numrin e telefonit dhe do me njoftonin prej tij. Pra qe ta kuptosh per mua nuk ka fare interesim dhe po te them mos beje prapagande; Do vine kaq ambulanca; Do behen gati kaq shtreter dhe do behen spitale. Kur do behen? Kur te vdesin njerzit?! Shqiptaret?! Thuaj shyqyr Zotit qe shqiptaret po te rrine ne shtepi ashtu sic po veprohet dhe jane marre masa ne vendet e prekura para nesh. Mirepo, leri pallavrat, gjithçka qe ju serviret shqiptareve nga ju eshte fallco.

    Ata po lengojne ne shtepite e tyre, ashtu si edhe une me bashkshorten time. Po luftojne me jeten. E dime gjendjen e shtetit por mos i mashtro shqiptaret thuaju vetem te drejten dhe verteten. Ne po perballemi vetem ne kete menyre gati prej nje jave, une sebashku me bashkshorten po e beje me radhe, e pi une nje paracetamol i pari, dhe i beje sherbimin asaj. Me pas e pi ajo paracetamolin dhe me bene ajo mua sherbim.

    Kete e bejme ne 4-5 ore, pa po te ishte per interesim nga ju fo kishim vdekur, prandaj mos na genjeni dhe mos na mashtroni. Dua gjithashtu tu them shqiptareve se nuk ka vend per panik fale sjelljes tuaj te duhur ne momentin e duhur.

    Vecmas kesaj, statistikat ne Shqiperi kane treguar qe nuk ka pasur shume raste dhe ato te cilat kane qene jane mundur te kontrollohen nga shtepite e tyre apo edhe ndaj ndihmes te pakushtezuar te mjekeve ne menyra te ndryshme me njohjet e tyre qe kane. Nuk e beje kete shkrim per vete por po te them sinqerisht: kthej syt dhe gjithe vemendjen e duhur nga shqiptaret, kontrolloni sherbimet mos i merrni te mireqena ato qe ju thone. Informoj njerezit e mi te dashur qe ndihem me i lehtesuar nga gjendja fillestare, jam mire me shendetin.

Shto Koment