Aktualitet

VIDEO HAP PAS HAPI/ Si të dilni nga shtëpia të hënën, Rama: Aplikoni me SMS tek ky numër ose me e-albania, për një perso

28 Mars 2020, 09:52 Nga DOSJA
VIDEO HAP PAS HAPI/ Si të dilni nga shtëpia të hënën,

TIRANË- Kryeministri Edi Rama njofton se nga e hëna të gjithë ata që do të dalin për pazar pa autorizim do të ndëshkohen. Rama thekson se ky autorizim nuk duhet për ata që shkojnë në punë, të cilët do të vazhdojnë të lëvizin njësoj si më parë me autorizimet që disponojnë. Bashkëngjitur postimit, shefi i qeverisë ka shpërndarë një video ku tregohet procedura e aplikimit për të marrë leje për pazarin. Në videon e shpërndarë shihet e gjithë procedura e aplikimit përmes e-albania dhe me SMS. Kështu, vetëm një familjar mund të marrë leje. Në portalin e-Albania zgjidhet online dita dhe ora se kur një familjar do të dalë nga shtëpia, për vetëm një orë në ditë. Ndërsa përmes SMS, mesazhi për leje dërgohet tek numri “55155” dhe aprovimi vjen pas 24 orëve. Si tekst mesazhi dërgohet numri i kartës së identitetit dhe ora që qytetari dëshiron të lëvizë. Kryeministri thekson se “nëse shifrat nuk po bëhen alarmante, kjo është vetëm falë masave që kemi marrë dhe respektimit të tyre nga 99% e njerëzve të këtij vendi!”.

POSTIMI I PLOTË:

Unë ju kërkoj ndjesë 1000 herë të gjithëve dhe ua bëj hallall sharjet e mallkimet atyre që nuk duan të shohin, nuk duan të dëgjojnë, nuk duan të kuptojnë se kur edhe vendet më të fuqishme të planetit, po numërojnë qindra e qindra të vdekur në ditë, ne nuk kemi asnjë rrugë tjetër nga SHTRËNGIMI I MASAVE DHE UNITETI KOMBËTAR për të dalë nga kjo luftë pa një mal me mijëra të vdekur në fund! Të gjitha rregullohen, por JETA NUK NA JEPET DY HERË dhe vuajtjet të gjitha harrohen, po TË VDEKURIT NUK RINGJALLEN MË kur na vijnë mendtë! Prandaj me hir ose pahir, të gjithë duhet dhe do bëjmë durim, KJO LUFTË NUK FITOHET NDRYSHE!

Nga e hëna në ZONAT URBANE, kush del për pazar pa autorizim shkel ligjin dhe ndëshkohet! Ky autorizim nuk duhet për ata që shkojnë në punë, të cilët do të vazhdojnë të lëvizin njësoj si më parë me autorizimet që disponojnë.

? NDIQNI VIDEON ?PËR TË MËSUAR APLIKIMIN E LEJES PËR DALJE PËR PAZAR! APLIKIMI BËHET NGA E DIELA DHE ZBATIMI NIS TË HËNËN!

? KUR APLIKONI ME www.e-albania.al/ APROVIMI JU VJEN MENJËHERË NDËRSA ME SMS PËRGJIGJA VJEN PAS 24 ORËSH!

? LEJE MUND TË MARRË VETËM NJË PERSON I FAMILJES PËR NEVOJAT MË BAZIKE SI USHQIMET DHE ILAÇET! KALIMI I AFATIT NJË ORËSH NUK DO TË GJOBITET, AI VLEN PËR TË ANALIZUAR FLUKSET E LËVIZJES GJATË FASHËS ORARE!

? PENSIONISTËT NUK MUND TË APLIKOJNË, SEPSE NUK DUHET TË LËVIZIN NGA SHTËPIA DHE ATA QË JANË TË VETMUAR DO T’I NDIHMOJMË NE!

*Ju lutem mos e harroni se nëse shifrat nuk po bëhen alarmante, kjo është vetëm falë masave që kemi marrë dhe respektimit të tyre nga 99% e njerëzve të këtij vendi! Eksperienca e botës tregon qartë se vendet ku masat janë marrë vonë apo nuk respektohen fort, vdekshmëria është alarmante, spitalet shkojnë në kolaps dhe lufta bëhet rraskapitëse në çdo drejtim!

Kryeministri Edi Rama njoftoi qysh dje se nga e hëna masat për të lejuar lëvizjen do të ashpërsohen. Kështu, Rama prezantoi bashkë me AKSHIN, metodën e re për të lejuar lëvizjen, e cila nuk përfshin pensionistët, të cilët e kanë të ndaluar lëvizjen. Nga e hëna orari i lejuar për të bërë pazare është nga ora 05:00 deri në orën 13:00, përmes një leje e cila do të merret me metodat e sipërpërmendura. Leja është vetëm për një person të familjes, e vlefshme për 24 orë, dhe me afat 1 orë në ditë.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet edi rama koronavirusi ne shqiperi edi rama koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll