Aktualitet

“Në fytyrën e saj ka plagë e plumba”/ Mesazhi për infermiere Valbonën: Kur largohet nga puna, lutet për të mos vrarë

28 Mars 2020, 09:16 Nga DOSJA
“Në fytyrën e saj ka plagë e plumba”/ Mesazhi

TIRANË–  Aktivisti Ilir Hoxholli ka postuar foton e një infermiereje të quajtur Valbona, në fytyrën e të cilës duken qartë të gjitha shenjat që i kanë lënë maska gjatë shërbimit që iu ka bërë të infektuarve me koronavirus. Megjithatë historia e saj është akoma më e komplikuar pasi ajo duhet të kujdeset për të mos infektuar vajzën e sëmurë në shtëpi.

Teksa largohet nga puna ajo lutet që plumbat e marrë gjatë shërbimit t’i ketë lënë në fushë-betejë, për të mos vrarë me ta padashur të bijën. Betohem solemnisht përpara Zotit…Kështu nis betimi i infermierit, dhe Bona po e përmbush atë, para Zotit, vetes dhe nesh,”-shkruan Hoxholli.

POSTIMI I PLOTË:

“BETIMI I VALBONES: VALBONA është një ndër infermieret që po lufton në fushë-betejën e COVID 1 pranë Spitalit Infektiv. Forca dhe përkushtimi janë dy armët e saj të ftohta. E vendosur në vijën e parë të luftës, bashkë me mjekë e infermierë të tjerë, BONA, emri i së cilës, është në thelb shërbim, vazhdon misionin jetëdashës. Njësoj si kolegët e saj italianë, spanjollë apo grekë, në fytyrën e saj ka plagë, që janë më të paktat që lufta mund të shkaktojë. Plagët më të mëdha nuk duken. Në darkë apo mëngjes, ajo duhet të kthehet në shtëpi, tek vajza e saj, e cila ka kaluar një sëmundje të vështirë dhe në çdo rast nuk duhet të ketë asnjë kontakt me virusin. Teksa largohet nga puna ajo lutet që plumbat e marrë gjatë shërbimit t’i ketë lënë në fushë-betejë, për të mos vrarë me ta padashur të bijën. Betohem solemnisht përpara Zotit…Kështu nis betimi i infermierit, dhe Bona po e përmbush atë, para Zotit, vetes dhe nesh. Në lagjen time ku ajo banon, mjafton që ta thërrasësh nga ballkoni për t’u gjendur pranë në çast. VALBONA është sot HEROINA. FALEMINDERIT DHE ZOTI QOFTE ME TY! Ta shpërndajmë në formë solidariteti”

Ndërkohë, në Shqipëri janë 186 të infektuar me Covid-19, mes tyre 4 fëmijë, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 9. 31 nga të prekurit janë shëruar, por harta e infektimit është zgjeruar. Puka i bashkohet listës me 2 të infektuar, ndërsa epiqendra është në Tiranë me 107 të infektuar. 12 mjekë dhe infermierë janë prekur, ndërkohë që Spitali Infektiv, COVID1 po mbush kapacitetet me 77 shtretër. Autoritetet kanë vetëm një thirrje për qytetarët: Qëndroni brenda!

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ilir hoxholli infermierja valbona koronavirusi ne shqiperi tirane ilir hoxholli infermierja valbona koronavirusi ne shqiperi tirane

Sondazh

Poll