Aktualitet

Kosova i jep leksione Shqipërisë/ Subvencionon pagat e bizneseve private dhe 50% të qerave, heq TVSH-në për prodhimet e buk

28 Mars 2020, 10:26 Nga DOSJA
Kosova i jep leksione Shqipërisë/ Subvencionon pagat e bizneseve

KOSOVË– Qeveria në ikje e Kosovës duket se ka dhënë leksione për Shqipërinë. Ministri në detyrë i Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi, ka propozuar një pako emergjente për të përballuar situatën ekonomike të krijuar nga koronavirusi. Në paketën e propozuar janë parashtruar 13 pika, ku fokusi është vendosur tek pensionet, bizneset dhe punëtorët.

Ministri Bislimi njoftoi se skema pensionale nën 100 euro do të marine edhe 30 euro më shumë, ndërsa punonjësit e kompanive private do të marrin pagën minimale prej 170 euro për dy muajt.

Gjithashtu Qeveria do të marrë përsipër edhe subvencionimin e qirasë deri në 50 për qind për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme për dy muajt e ardhshëm.  E gjithë paketa e propozuar do të kushtojë 170.6 milionë euro. Ditë më parë qeveria në Prishtinë vendosi edhe lirimin e pagesave të TVSH-së për të gjitha importet e grurit dhe miellit.

Ndërsa në Shqipëri, punonjësit e disa prej kompanive private vijojnë që të punojnë si të ishim në kushte normale. Në paketën ekonomike të qeverisë Rama nuk ka asnjë lehtësi për qeratë e biznesve, të cilëve u është dhënë si mundësi vetëm marrja e një kredia nga banka me garant shtetin.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet besnik bislimi koronavirusi ne kosove koronavirusi ne shqiperi plani ekonomik per koronavirusin besnik bislimi koronavirusi ne kosove koronavirusi ne shqiperi plani ekonomik per koronavirusin

Sondazh

Poll

Aktualitet 28 Mars 2020, 10:00

TIRANE– Një tjetër lajm i mirë vjen nga Spitali Infektiv, ku tashmë mësohet se ka dalë nga pavioni i të infektuarve me COVID-19, e ëma e pacientes 69, (vajza e ...