Politike

Sulmi me bojë ndaj Ralf Gjonit, Kryemadhi: I kam duart e pastra, është kundërshtar i Veliajt

21 Mars 2019, 20:43 Nga DOSJA
Sulmi me bojë ndaj Ralf Gjonit, Kryemadhi: I kam duart e pastra,

Tiranë- Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, është shprehur mbrëmjen e sotme lidhur me aksionin opozitar.

Ajo tha në emisionin “Opinion” se tashmë që kanë dorëzuar mandatin, janë të papunë dhe të barabartë me njerëzit, e kësisoj protestat do të vijojnë.

“Ne tani jemi të papunë, jemi të barabartë me njerëzit dhe do protestojmë. Të ecim përpara me atë që duam. Ne nuk na shqetëson më Parlamenti”, ndërsa paralajmëroi duke thënë se “s’keni parë gjë akoma”.

Më tej ndërsa u ndal tek sulmi me bojë ndaj deputetit të ri të Kuvendit të Shqipërisë, Ralf Gjoni, (Lexo këtu) Kryemadhi u shpreh se ajo i ka duart e pastra, ndërsa ngriti dyshime se mund të jetë e inskenuar nga kryeministri Edi Rama për të larguar vëmendjen nga mungesa e tij.

“Unë i kam duart e pastra. Rama për t’i bërë eksponentët që të flasin, dhe për të larguar vëmendjen nga largimi i tij prej disa ditësh, mendoj se mund të jetë një skenar i realizuar prej tij. Dhe mos të harrojmë se zoti Gjoni është një nga kundërshtarët e Erion Veliaj, Endri Fugës, dhe të gjithë grupit tjetër në Mjaft. Kështu që unë mendoj se mund të jetë diçka e realizuar nga pala tjetër, ose mund të jetë një marrëdhënie e drejtëpërdrejtë e zotit Gjoni me elektoratin e tij”, – tha Kryemadhi.

Ralf Gjoni, u sulmua me bojë nga një protestues pranë pallatit ku ai banon. Ditën e sotme në Kuvend u betuan deputetët Ralf Gjoni, Nimet Musai dhe Enada Koçiraj., duke e çuar në 13 numrin e deputetëve të rinj opozitarë në Parlament. Ndërkohë para Parlamentit është protesta e opozitës, ku ka patur edhe përpasje.

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike monika kryemadhi ralf gjoni slmohet me bojë ralf gjoni monika kryemadhi ralf gjoni slmohet me bojë ralf gjoni

Sondazh

Poll

Politike 21 Mars 2019, 16:39

Kombëtarja e Turqisë shpëton protestuesit

Po të ishte për qytetarët shqiptarë pa lidhje me protestën, apo për bizneset dhe banorët afër Kuvendit, orgiia e gazit lotsjellës do kishte shpërthyer edhe sot....