Aktualitet

COVID-19/ “Zemrën falja dashurisë, mushkëritë besoja mjekësisë”/ Banderola gjigante ‘mbulon’ pallatin në Tiranë

27 Mars 2020, 10:16 Nga DOSJA
COVID-19/ “Zemrën falja dashurisë, mushkëritë besoja

Tiranë- Mesazhet sensibilizuese dhe falënderimet ndaj mjekëve, nuk janë të pakta në rrjet, pasi COVID-19 është bërë një kërcënim për gjithë botën.

Së fundmi, fotoja që po bën xhiron një rrjet është ajo e banderole të vendosur në një pallat në Tiranë, në të cilën shfaqet një mjek që mban në krah një fëmijë, të mbështjellë me flamurin shqiptar. “Zemrën falja dashurisë, mushkëritë besoja mjekësisë. Respekt për bluzat e bardha”, shkruhet në të.

Një ditë më parë Ministria e Shëndetësisë njoftoi se në Shqipëri janë 174 të infektuar me Covid-19, mes tyre 4 fëmijë. Ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 8. Po kështu, harta e infektimit është zgjeruar. Tropoja i është bashkuar listës me 2 të infektuar, ndërsa epiqendra është në Tiranë me 102 të infektuar. 12 mjekë dhe infermierë janë prekur, ndërkohë që Spitali Infektiv, COVID1 po mbush kapacitetet me 73 shtretër. Mjekët bëjë apel që qytetarët të qëndrojnë brenda.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet viktimat e covid ne shqiperi viktimat e covid ne shqiperi

Sondazh

Poll