Aktualitet

Një tjetër i moshuar hyn tek Infektivi, mezi ecën dhe infermieria me veshjen speciale e mban nga krahu, PAMJET e të infektua

27 Mars 2020, 09:16 Nga DOSJA
Një tjetër i moshuar hyn tek Infektivi, mezi ecën dhe infermieria

TIRANË– Një tjetër i prekur me koronavirus, është shtruar në spitalin Infektiv për të marrë kujdesin e duhur mjekësore. Siç duket edhe nga pamjet e siguruara nga Dosja.al, i moshuari mezi ecën dhe një infermiere e mban nga krahu.

E veshur me uniformën e saj speciale, infermieria e mban prej krahu të moshuarin që në momentin që ai del nga ambulanca, ndërkohë që futen brenda. Ende nuk dihen detaje lidhur me identitetin apo prejardhjen e të moshuarit.

Do të jetë Ministria e Shëndetësisë ajo që do të japë detaje lidhur me gjendjen me anë të një njoftimi për shtyp.

Ndërkohë deri më tani në Shqipëri janë shënuar 174 të infektuar nga pandemia e koronavirusit që deri më tani nuk ka kursyer edhe 4 fëmijë. Nga të infektuarit kanë ndërruar jetë 8 prej tyre pasi vuanin edhe nga sëmundje të tjera kronike. Harta e infektimit është zgjeruar pasi Tropoja i është bashkuar listës me 2 të infektuar, ndërsa epiqendra është në Tiranë me 102 të infektuar. 12 mjekë dhe infermierë janë prekur, ndërkohë që Spitali Infektiv, COVID1 po mbush kapacitetet me 73 shtretër. Autoritetet kanë vetëm një thirrje për qytetarët: Qëndroni brenda!

(k.m./dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll