Aktualitet

Gjithë vendi në ‘shtet-rrethim’! Askush nuk kujtohet për minatorët, të ngjeshur në galeri dhe ashensore, përhapja e c

27 Mars 2020, 08:42 Nga DOSJA

MAT– E gjithë Shqipëria është futur në shtet-rrethim për t’u mbrojtur nga përhapja e koronavirusit. Qeveria ka shpallur gjendjen e fatkeqësisë natyrore dhe ka marrë një sërë masash por asnjë prej tyre nuk përfshin minatorët e Bulqizës pasi ata ende vazhdojnë punën.

Ajet Iskurti nga Inspektoriati Shtetëror i Shëndetit Dibër, u shpreh për BIRN se pas inspektimeve të bërë në subjektet minerare në zonën e Bulqizës, rezulton se këta të fundit përmbushin kushtet higjieno-sanitare për vazhdimin e punës.

Mirëpo pamjet tregojnë ndryshe, një minator i dërgoi BIRN pamje sesi ata punojnë dhe jo vetëm që nuk i zbatojnë masat e sigurisë por janë kthyer edhe në rrezik për njëri-tjetrin. Fotot iu dërguan BIRN nga një minatorë në galeritë e Albchrome, ku duken qartë se ata ngjishen në grupe në ashensorë e galeri.

Kjo gjë përbën një rrezik të madh për të gjithë zonën pasi nëse një prej tyre infektohet automatikisht u kalon edhe të tjerëve për shkak të afërsisë dhe mosruajtjes së distancës së sigurisë. Më të rrezikuar janë minatorët më të mëdhenj në moshë, të cilët kanë dhe probleme me mushkritë për shkak të punës së tyre.

Ndërkohë deri më tani në Shqipëri janë shënuar 174 të infektuar nga pandemia e koronavirusit që deri më tani nuk ka kursyer edhe 4 fëmijë. Nga të infektuarit kanë ndërruar jetë 8 prej tyre pasi vuanin edhe nga sëmundje të tjera kronike. Harta e infektimit është zgjeruar pasi Tropoja i është bashkuar listës me 2 të infektuar, ndërsa epiqendra është në Tiranë me 102 të infektuar. 12 mjekë dhe infermierë janë prekur, ndërkohë që Spitali Infektiv, COVID1 po mbush kapacitetet me 73 shtretër. Autoritetet kanë vetëm një thirrje për qytetarët: Qëndroni brenda!

(k.m./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi minatoret dhe koronavirusi koronavirusi ne shqiperi minatoret dhe koronavirusi

Sondazh

Poll