Aktualitet

Ish-banori i ‘Big Brother Albania’ pozitiv me koronavirus, mesazhi që jep: Kush më ka takuar të flasë me mjekët, mos i

27 Mars 2020, 09:08 Nga DOSJA
Ish-banori i ‘Big Brother Albania’ pozitiv me koronavirus, mesazhi

KOSOVË– Ish-banori i Big Brother, Petrit Bylykbashi, pjesëmarrës në edicionin e katërt të shtëpisë më të famshme në Shqipëri, ka rezultuar pozitiv me koronavirus. Lajmin e ka konfirmuar vetë ai, me anë të një statusi në Facebook duke u kërkuar të gjithëve që të qëndrojnë në shtëpi dhe të kujdesen për vete.

“Të dashurit e mi, fatkeqësisht une sot dola pozitiv në testin koronavirus. Me këtë postim, dua t’i lus krejt miqtë dhe mikeshat e mia, kolegë e bashkëpunëtorë, të cilët i kam takuar eventualisht gjatë këtyre 2 javëvë të fundit, e që mua mund të mos më kujtohen, të thërrasin numrin: 038 200 80 800 dhe t’i konsultoni mjekët. Miq, unë do ta kaloj këtë sfidë, për këtë tashmë jam i sigurtë, e ju mos panikoni e po ju lus që të rrini nëpër shtëpia. Ju dua shumë”, ka shkruar ai.

Por për shkak të telefonatave që ka marrë nga miqtë dhe shokët, Petriti ka reaguar sërish: Njerëz ju lutem mos më thirrni në tel, se s’po më ndalet teli, kam nevojë të flas me familjarët njëherë… Juuu lutem!

(k.m/dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne kosove kosove petrit bylykbashi koronavirusi ne kosove kosove petrit bylykbashi

Sondazh

Poll